Zgjedhjet amerikane 2020, Joe Biden shpall kandidaturën për president (VIDEO)

Ish Sekretari i Shtetit Amerikan, Joe Biden, do të jetë zyrtarisht kandidat për President në zgjedhjet që do të mbahen në SHBA në vitin 2020.  Ka qenë vetë Biden që ka njoftuar futjen e tij në garë përmes një video të postuar në Twitter.

Biden thotë se është futur në garën Presidenciale duke deklaruar se “jemi në betejë për shpirtin e këtij kombi”. “Nëse iu japim Donald Trumpit tetë vjet në Shtëpinë e Bardhë, ai do të ndryshojë përgjithmonë dhe rrënjësisht karakterin e këtij kombi. Nuk mund të rri e të shohë se çfarë po ndodhë”, tha ai.

Biden do të ketë përballë edhe 19 kandidatë të tjerë nga Partia Demokratike, ndërsa emra të tjerë më pak të njohur mund t’i bashkohen garës. Tashmë 76 vjeçar, Joe Biden shihet si një ndër emrat kryesorë bashkë me senatorin nga Vermonti, Bernie Sanders, për të qenë përballë Presidentit aktual Donald Trump në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Biden ka përvojë ndërkombëtare dhe legjislative të pashoqe dhe është ndër fytyrat më të njohura në politikën e Shteteve të Bashkuara.

G.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 25/04/2019 14:43

    Joe Biden dhe Bernie Sanders dy figurat embleme te partise demkratike amerikane . Vecoj Buden dhe uroj te jete presidenti i ardhshem i USA dhe aresyeja eshte e thjesht lider i sprovuar dhe simbol i ndershmerise politike . Very suces mister Biden

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë