PS shtyn deri më 31 maj afatin e aplikimeve dhe të propozimeve për 61 kryetarët e partisë në vend

PS shtyn deri më 31 maj afatin e aplikimeve dhe të propozimeve për 61 kryetarët e partisë në vend

Selia e PS

TIRANË- Partia Socialiste ka vendosur që të shtyjë deri më 31 Maj afatin e aplikimeve dhe të propozimeve për 61 kryetarët e partisë në 61 bashkitë e vendit. Në kushtet kur afati i përcaktuar skadon sot Sekretariati Ekzekutiv i Partisë Socialiste ka vendosur shtyrjen e afatit të aplikimeve, kjo sepse sipas tyre ka pasur shumë emra si kërkesa për vetkandidim.

“Në zbatim të vendimeve të Kongresit, Asamblesë Kombëtare dhe Kryesisë për fushatën e zgjedhjeve të brendshme për kryetarët e 61 degëve të partisë në bashki, deri ditën e djeshme janë administruar mbi 400 emra si kërkesa për vetkandidim dhe propozime nga Këshillat Socialiste në territor.

Në kushtet kur afati i përcaktuar skadon sot, marrë në konsideratë interesi i lartë për pjesëmarrje në këtë proces, Sekretariati Ekzekutiv i Partisë Socialiste ka vendosur shtyrjen e afatit të aplikimeve dhe propozimeve deri në datën 31 Maj”, thuhet në njoftim e Partisë Socialiste.

PS bën me dije se kjo periudhë shtesë do të shërbejë jo vetëm për administrimin e kandidaturave të reja, por edhe plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm nga kandidaturat e deritanishme.

“Çdo kandidaturë duhet të ketë si dokumentacion shoqërues një CV, kërkesën për kandidim dhe formularin e vetdeklarimit për garantimin e integritetin ligjor. Platforma e kandidimit është një material i cili do të prezantohet para asamblesë së bashkisë përkatëse vetëm nga kandidatët të cilët kualifikohen për fazën finale të garës”, theksohet në njoftim.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Megi: 25/05/2022 14:33

    Nuk eshte e lehte te meren t tilla vendime

    Përgjigju
  • Shaban: 25/05/2022 14:18

    Jeni ne rrugen e duhur dhe merrni kohen qe ju duhet qe ate qe ato qe do zgjidhni te jene te duhurit????

    Përgjigju
  • andi: 25/05/2022 14:15

    shum gje e mire kjo sepse ju jep kohe dhe te tjerve qe duan te aplikojne

    Përgjigju
  • Mirela: 25/05/2022 14:15

    Kjo tregon nje maturi qe ka partia socialiste qe nuk nxitohet dhe te bej zgjedhjen sa me te mire bravo me mire me ju sesa me salen qe ka ardhur ne krye te opozites qe don te kthej perseri mbrapa shqiprin turp.

    Përgjigju
  • Soni: 25/05/2022 14:12

    Jeni shembulli se si duhet te organizohet nje parti

    Përgjigju
  • Alfred: 25/05/2022 14:11

    Me shume kohe per te aplikuar edhe me shume mundesi per tu zgjedhur kryetaret e duhur

    Përgjigju
  • Jorgo: 25/05/2022 14:10

    Me mire qe i kane shtyre sepse dhe do kene mundesine qe te mendohen me mire te kene pak kohe qe kur te zgjedhin , ti zgjedhin te duhurit qe kane cfar ti japin ketij vendi

    Përgjigju
  • Deni: 25/05/2022 14:10

    Keni marr nje vendim te mire pasi kane kohe te plotesojne dokumetacionin e nevojshem, dhe i keni lene hapsire kanditateve te ri

    Përgjigju
  • Renis: 25/05/2022 14:09

    Ps merr vendimet e duhura dhe prandaj po shtyhet dhe afati pasi jane shume kandidate. Uroj te zgjidhet me i miri

    Përgjigju
  • eri: 25/05/2022 14:08

    Duhet te merni kohen qe ju duhet qe te perzgjidhni per kryetar nje person qe e meriton me te vertete kete post. Beni mire qe nuk po nxitoheni ne marjen e ketij vendimi kaq te rendesishem.

    Përgjigju
  • Anisa: 25/05/2022 14:07

    Mendoj se ky eshte nje vendim i duhur. Duke qene se numri i kandidateve te cilet kane bere aplikimin zgjedhja e te duhurit eshte bere pak e veshtire.

    Përgjigju
  • Alfred: 25/05/2022 14:06

    Ps merr vendimet e duhura dhe kete here shume vendim me vend eshte marre.Duhet te ishin shtyre dhe ja ku u shtyn.Ju lumte

    Përgjigju
  • Arkimed: 25/05/2022 14:05

    Vendosja e kandidateve te rinj sjell dhe frym te re kemi besim te zgjedhja juaj

    Përgjigju
  • Redi: 25/05/2022 14:05

    Gjeja me e mire eshte bere kjo shtyrja e afatit sepse shume te tjere duan te marrin pjese ne keto zgjedhje

    Përgjigju
  • Artan: 25/05/2022 14:05

    Vendimet qe merrni ju jane gjithmone te drejta . Dhe do presim deri sa ju te zgjidhni emrin e duhur .

    Përgjigju
  • Genta shehi: 25/05/2022 13:59

    Kemi besim tek zgjedhja juaj vazhdoni dhe fitoft me i miri

    Përgjigju
  • Ermal: 25/05/2022 13:58

    Mir e bet sepse eshte nje vendim mjaft i rendesishem qe do kohen e vet

    Përgjigju
  • renis: 25/05/2022 13:57

    qe te merren vendime te sakta koha eshte e nevojshme per secilin nga ne. jemi te bindur qe cdo vendim i marre do te sherbeje per te miren e secilit nga ne

    Përgjigju
  • Esi: 25/05/2022 13:56

    Beni mir qe i shtyni pasi nuk esht e leht te gjesh te duhurin

    Përgjigju
  • Ani: 25/05/2022 13:55

    Vendosja e kandidatve te rinj to shjell nje fryme te re ne parti duke u afruat me shume dhe me te rinjt e vendit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

‘Meta spiun që në Qytet Studenti’/ Haklaj për shkarkimin e gjyqtarit Zhukri: Kamikaz i Rithemelimit! Altin Dumani prokuror i pastër

‘Meta spiun që në Qytet Studenti’/ Haklaj për shkarkimin e gjyqtarit Zhukri: Kamikaz i Rithemelimit! Altin Dumani prokuror i pastër