Zgjedhjet do jenë një banjë balte për PD-në?!

Zgjedhjet do jenë një banjë balte për PD-në?!

Noka, Paloka, Bylykbashi dhe Gjekmarkaj

Kanë mjaftuar pak orë, kur janë zgjedhur njerëzit që do të drejtojnë punën në terren të PD-së, që të përshfaqet inati i shumë individëve. Në një kuptim të ngushtë me atë përballje që ka PD-ja përballë një PS-je që ka të mobilizuar një armatë të tërë zgjedhore, qenësia e këtyre emrave dhe përgjegjësia është si të shkosh në vijën e parë. Pra, ata do kenë kreditet më të këqija në rast humbje për të ardhmen e tyre. Kuptohet se kjo do ishte në rastin idealist. Aman, nga ana tjetër, pamë se kjo listë njerëzish do jenë sërish në zgjedhjet e ardhshme dhe kjo lexohet ndryshe tek PD-ja. Paccka primareve, që mëtohet se do jenë prezentë. Anipse, Noka, Paloka, Gjekmarkaj, Shehu,  Bardhi, Boçi, Mziu, Salianji do i kemi sërish në parlament, në institucionin, cilësia e të cilit tregon më shumë se çfarëdo nivelin e politikës sonë ligjformuese.

Por dimë mirë se përgatitjet për zgjedhjet tona nuk jetojnë dot pa baltën ndaj kundërshtarit dhe jo pak herë për veten dhe disa herë kanë qenë të lidhura edhe me gjakun. Zgjedhjet shqiptare kanë marrë dhe jetë njerëzish. Ndaj, shqiptari do dhe beson që gjuha e politikanëve të ulet dhe mbi të gjitha energjia negative të fashitet. Por tek PD-ja kjo s’është traditë ashtu si imitimi dhe pranimi i Berishës për çdo gjë prevalon mbi gjithçka. Tabaku ishte nga të fundit që iu bashkua hullisë, ku përfundon gjithnjë uji i PD-së.

Kuptohet se askush nuk do të mbajë përgjegjësi pas zgjedhjeve, çfarëdo që të ndodhë, sepse në fund mbesin thjesht e vetëm dy sigla: PS dhe PD. Ato puqen e largohen, por në fund mbesin bashkë, kur duhet të ndajnë sinorët e interesave. Ajo që kupton nga i gjithë ky mllef, që po hidhet sot mbi PD-në është jo thjesht se u bashkuan në selinë që e shkallmuan, por edhe te pjesa e protagonizmit. Berisha ua ka mbytur këtë të drejtë. Ende ka vend për mllefe.

Interesant është se tek PD-ja janë bajagi të ngopur edhe në opozitë, kjo e shpjegon shumë mirë një pjesë të opozitës së gjatë dhe “të qëndrueshme”, por këtë më mirë se çdo gjë tjetër e tregon mirëqenia e tyre. Që do të thotë se nëse do të ishin të etur për pushtet e novatorë, të adhuruar të tregonin ndryshimin do sillnin e kërkonin modulin e fitores, që Rama e ka bërë gjithnjë e më “të komplikuar” me përdorimin e çdo lloj pushteti që ka në dorë. Mbi të gjitha do të hapnin partinë. Një plagë, që nuk hapet dhe qëndron ngulfatur me koren, pas helmit që kanë derdhur te PD-ja për ta, por edhe shmangiet e tyre të vazhdueshme. Alimehmeti me shumë të tjerë e kanë ndjerë dhe do ta ndjejnë në forma të ndryshme këtë.

PD-ja është në dorë të Berishës dhe për sa kohë SPAK-u nuk do t’i afrohet, ai vendos edhe për shumë lloj fatesh të tjera në parti. Eh sa për zgjedhjet, prisni, ditën kur të merrni vesh emrat: Për atëherë i lini bateritë e fundit, bashkë me helmin!  Baltë e gjak, do u thoshte Xhorxh Bernard Shou ose më saktë me gojën e tij: “Zgjedhjet janë një tmerr moral, pasi zgjedhja është po aq e keqe sa një betejë përveç gjakut; një banjë balte për çdo shpirt të përfshirë në të”

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ PD vijon 'luftën' me PS, Xhelal Mziu cënon fizikisht Milva Ikonomin! Peleshi: Tejkaluan çdo kufi! Thirrje të rikthehen në rrugën e arsyes dhe dialogut

VIDEO/ PD vijon 'luftën' me PS, Xhelal Mziu cënon fizikisht Milva Ikonomin! Peleshi: Tejkaluan çdo kufi! Thirrje të rikthehen në rrugën e arsyes dhe dialogut