Ndërsa fushata elektorale për zgjedhjet e 11 Majit 2025 po afron, dy partitë e mëdha politike në vend kanë shtuar intensitetin e takimeve me Diasporën.
Partia Demokratike ka zhvilluar takime në të paktën tre rajone të Italisë ditën e sotme (19 janar).
Emigrantët shqiptarë në Brescia kanë pasur një grup deputetësh prezentë, ku morën pjesë deputeti Dashnor Sula, Tomor Alizoti, përfaqësues të qarkut të Elbasanit dhe sekretari i PD, Flamur Noka.
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka qenë e angazhuar po sot në një takim me emigrantët në zonën e Pistoias, kurse deputetja Elda Hoti në atë të La Spezia.
Alizoti vuri theksin te domosdoshmëria e regjistrimit të emigrantëve shqiptarë, proces që përfundon më 4 mars, teksa u shpreh se vetëm me votën e emigrantëve mund ta rrëzojnë Edi Ramën nga pushteti.
Deputeti demokrat Dashnor Sula theksoi se vota e diasporës është bërë një shqetësim i madh për kryeministrin Edi Rama, pasi shqiptarët jashtë vendit janë të pavarur nga presioni apo manipulimi i qeverisë.
Ndërkohë, i pranishëm edhe kryetari i degës së PD-së në Elbasan, Bledi Himçi, i cili i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen sa më shpejt për të siguruar mundësinë e ndryshimit përmes votës së tyre.
Përfaqësuesit e Partisë Demokratike e cilësuan votën e diasporës si një faktor historik për zgjedhjet e 11 majit, duke e vlerësuar atë si vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Shkurt, 23:15
A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?
-
Po
45.6%
-
Jo
47.8%
-
Nuk e di
6.6%
Vota total: 1469
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sondazhi për Qarkun Fier nga Eduard Zaloshnja: PS 10 mandate, PD 5, të tjerat 1
10 Shkurt, 20:52
-
Bleu shefin e fushatës së Trump, Berisha nuk tregon sa kushtoi kontrata: S’u mora unë me negociatat! Balla: Bëni transparencë
10 Shkurt, 18:50
-
Chris LaCivita është strateg fushate, jo magjistar që t’u sigurojë votat
10 Shkurt, 18:16
-
Gërdeci/ Djali i familjes Durdaj në Report Tv: Fatmir Mediu, ministri që firmosi demontimin, dua të garoj përballë tij më 11 maj! SPAK të zbardhë të vërtetën
10 Shkurt, 16:40
-
Arrestimi i Erion Veliajt, Ilir Yzeiri në Report Tv: SPAK i vendos prangat kryebashkiakut të Tiranës, lë të lirë Sali Berishën
10 Shkurt, 14:39
-
Vota e Diasporës/ Shtyhet për nesër mbledhja te Ligjet, mungoi Bylykbashi! Alibeaj ‘thumbon’: Dy vëllezërit siamezë s’e kanë gjetur gjuhën, po bëjnë pazarin e radhës
10 Shkurt, 12:28
-
Berisha punëson drejtuesin e fushatës së Trump për zgjedhjet e 11 Majit! LaCivita mori 19.2 mln dollarë për ta kthyer në Shtëpi të Bardhë, po PD sa do të paguajë?
10 Shkurt, 12:10
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Celibashi kritika bashkive: Merrni masa për zbatimin e afateve! Vonesa në afishimin e listave të zgjedhësve
10 Shkurt, 11:19
-
Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama mbledh 1 orë drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus vota e Diasporës! Asnjë fjalë për Kosovën, udhëton drejt Shkodrës
10 Shkurt, 10:15
-
Media: Meloni po përgatit dekret të ri, të transferohen emigrantët e parregullt! Burime nga qeveria shqiptare: E pamundur, marrëveshja me Italinë s'ndryshon
10 Shkurt, 10:07
-
Kuvend/ E enjtja e “nxehtë” që kërkon marrëveshje PS – PD! S’ka konsensus as për Avokatin e Popullit! PD s’prek afatet, rrezikon të djegë votën e diasporës
9 Shkurt, 18:28
-
VIDEO/ Skenë si në filma, shqiptari merr para me 'BMW' luksoze 2 oficerët e policisë në Itali! Rrëfehet shoferi hero i urbanit
9 Shkurt, 16:17