Pas Berishës, të tjerë politikanë që do të sanksionohen nga Anglia! Nesër në Tiranë, Lordi që njoftoi 'non gratën' e ish-kryeministrit

ELBASAN-Nesër në Tiranë do të mbërrijë Lord Peach, i dërguari i Britanisë së Madhe per Ballkanin Perëndimor, i njëjti që njoftoi non gratën e ish-kryeministrin Sali Berisha. Nga Elbasani, ambasadori britanik tha se gjatë këtij viti të tjerë persona të tjerë që do të shpallen non grata.

'Demokracia ishte tjetër pikë diskutimi. Duhet që Kandidatët në zgjedhjet lokale të jenë larg korrupsionit dhe krimit. Dhe mos të ketë keqpërdorim të burimeve shtetërore dhe që zgjedhjet të zhvillohen në mënyrë të lirshme dhe të ndershme. Do të vazhdojmë të kemi bisedim për llogaridhënien dhe për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë. Nesër do kemi vizitën speciale të të Dërguarit të Posaçëm të kryeministrit Britanik, Sturat Peach. Në E mbani mend që në korrik shpallëm valën e parë të sanksioneve dhe do shohim për aksione të tjera gjatë këtij viti.'- ka thënë Alastair King Smith.

Ai u ndal dhe tek një nga problemet më të mëdha të kohëve të fundit, që janë emigrantët e paligjshëm në Britani, ku bëri me dije se të gjithë do të kthehen pasi Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta.

“Në fund dua të flas dhe për emigracionin. Jemi shumë të trishtuar që shohim shumë shqiptarë po ikin nga Shqipëria në mënyrë të paligjshme. Mesazhi, mos shkoni në këtë formë. Është shumë e trishtë të shohësh se si trafikantët që tregojnë se sa i lehtë është udhëtimi dhe jeta atje, por e vërteta nuk është ashtu siç tregohet nga trafikantët. Britania po implementon marrëveshjen e arritur 13 dhjetor me qeverinë shqiptare”, tha ambasadori britanik.

Kujtojmë që Britania e Madhe ka shpallur ‘Non Grata’ Sali Berishën, teksa ka paralajmërime se kushdo që ndjek të njëjtën rrugë do të futet në listën e zezë.

B.K./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman