Zgjedhjet e 14 majit, Tabaku: Të mbajmë përgjegjësitë tona! Duhet reflektim nga deputetët e PD-së! Mosrritja e pagave, paaftësi e qeverisë

Për situatën në Partinë Demokratike dhe humbjen e thellë në zgjedhjet vendore, kërkohet reflektim! Kështu shprehet nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku, e cila e ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv u shpreh se gjithsecili në PD duhet të shoh rezultatin e 14 majit dhe të shohë përgjegjësinë tek vetja.

E pyetur nëse do të marrë postin e kryetares së PD-së, Tabaku tha se këtë do të vendosë kryesia, e se për të rëndësi ka e mira e përgjithshme e PD-së.

‘Nuk ka rendësi se çfarë do të bëjë unë, rendësi ka e mira e përgjithshme dhe ku është PD sot. Situata në PD kërkon reflektim. Problemi është si ti bëjmë gjërat ndryshe. Po lë të nënkuptoj që diskutimet do ja lë mbledhjes së kryesisë. E kam dhënë mendimin tim, unë mendoj se PD duhet të marrë kohë të reflektojë. Nuk dua ta paragjykoj vendimin e kryesisë. Unë jam vetëm një anëtarët e kryesisë. Ne duhet që tu rikthehemi diskutimeve me njerëzit. Kemi pasur një vështirësi komunikim në terren.

Duhet reflektim nga të gjithë deputetët e PD-së. Unë i pashë me trishtim rezultate e 14 majit. Ne duhet të shohim se çfarë mund të bëjmë ne ndryshe. Unë besoj se gjithsecili duhet ta shohë rezultatin e 14 majit dhe të shohë përgjegjësinë tek vetja. Për mua ka qenë dëshpëruese rezultati i Shkodrës, i Kukësit i Tropojës, gjithkush duhet të shohë se ka mundësi të drejtojë. Unë besoj se nuk ka asnjë interes. Janë lodhur njerëzit me PD ë humb zgjedhje pas zgjedhje, duhet ta ndryshojmë retorikën dhe të shohim a jemi gati ne që të jemi nesër një forcë qeverisëse.’- tha Tabaku.

Sa i takon shtyrjes për rritjen e pagave, Tabaku tha se kjo është e pafalshme për qeverinë dhe së është paaftësi e tyre.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shoferi del nga makina e grushton kalimtarin,se i kërkoi të priste të kalonte rrugën

Lezhë, shoferi del nga makina e grushton kalimtarin,se i kërkoi të priste të kalonte rrugën