Zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë, avokati Gashi: Përjashtimi i kandidatëve, politik! Vendimi i KQZ hakmarrje ndaj VV! Osmani të shkarkojë Dakën

Avokati Tomë Gashi në një intervistë për Report Tv, ka deklaruar se vendimi i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve për të mos certifikuar listat zgjedhore të subjekteve politike Vetëvendosje (VV), Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka qenë vendim politik.

Këtë vendim të KQZ ai e quan hakmarrje ndaj Vetëvendosjes pasi sipas tij s'ka asnjë pengesë që të mos certifikohen.

“Nuk është fare i drejtë dhe kjo është një hakmarrje ndaj vetëvendosjes e cila ishte e shënjestruar nga KQZ e Kosovës. Për arsye politike dhe të trysnive politike duket se një pjesë e KQZ ranë në ndikim të tyre. Nuk ka kurrfarë pengesash ligjore që ata të certifikohen.

Situat nesër do jetë më e qartë meqë vetëvendosja ka paraqitur ankesë. Secila prej palëve të pakënaqura ka të drjetë ta vazhdojë lojën deri në Gjykatën Supreme të Kosovës. Unë mundem vetëm tu them se ky vendim i GJK ishte i motivuar politikisht. Paneli i rishikimit jep nesër vendimin”, tha ai.

Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, sipas tij duhet të shkarkojë kryetaren  e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka. Këtu ai shton se afati përfundimtar sa i përket zgjidhjes së këtij ngërçi është deri më 31 janar të këtij viti.

“Unë besoj mendimi është juridik pamarrë parasysh për preferenca  politike., Osmani do duhej të shkarkonte një pjesë të KQZ. Të cilët nuk e kryen punën siç duhej, spese vendimi ishte politik.  Daka do duhej shkarkuar menjëherë dhe jo ti tërhiqej vëmendje. Haptas u panë animet politike të saj. Afati përfundimtar sa i përket këtij ngërçi që është krijuar me dykuptimësi është deri më 31 janar të këtij viti”, shtoi avokati.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant: 25/01/2021 20:47

    Zoti avukat mos mbro nie te denuar me form te prer si sinjor molotovi ai duhet ti hap rugen te tjereve nje rast analog esht dhe grillo i 5 yjeve ne itali ku ai esht i denuar dhe nuk kandidon me asnje forum

    Përgjigju
  • Dibran: 25/01/2021 19:50

    Or Tom !!!!! Or koke-TOC!!!!!! Vendimin e ka marre gjykata kushtetuese!!!!! Ka koqe kryetarja e KQZ ne Kosove ta hedhe poshte dhe te mos e zbatoje nje vendim te GJ.KUSHTETUESE????????? JOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO!!!!!!! NUK KA KOQE!!!!!!! PO TI KE KOQE OR KOKE-LOQE-KOQE????????!!!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Rikthehet panairi ditët e bujqësisë në Lushnje! Mbledh aktorët më të rëndësishëm të bujqësisë në vend dhe rajon

Rikthehet panairi ditët e bujqësisë në Lushnje! Mbledh aktorët më të rëndësishëm të bujqësisë në vend dhe rajon