Fshehën financimet në zgjedhjet e 25 prillit, KQZ gjobit partitë politike! Mes tyre dhe PD e PS (Shifrat)

KQZ ka vendosur sanksione financiare ndaj 14 partive politike pasi fshehën financimet në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi bën me dije se i është propozuar Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve për të gjobitur partitë, mes tyre PD dhe PS. Partia Socialiste ka gjobën më të lartë në shifrën 5.5 milionë lekë ndërsa Partia Demokratike është gjobitur me 700 mijë lekë. E vetmja parti me raport të rregullt rezulton LSI.

“Gjetjet dhe sanksionet që propozojmë janë të trajtuara dhe reflektojnë interesin e KQZ për ta administruar këtë aspekt të procesit zgjedhor ashtu sic do të duhej pa patur asnjë lloj interesi politik apo droje nga askush.

Bazuar në gjetjet, vendos miratimin e raportit të gjetjeve nga auditimi i fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 Prill 2021”, tha Celibashi.

Gjobat e partive politike

  • PS - 5. 5 mln lekë
  • PD - 700 mijë lekë
  • PDK - 100 mijë lekë
  • LZHK - 600 mijë lekë
  • Kandidati Fitimtar Lala i partisë ‘Lëvizja e Re’ - 195 mijë lekë;
  • Lëvizja Legaliteti - 500 mijë
  • PR - 500 mijë Lekë
  • Balli Kombëtar Demokrat - 500 mijë lekë
  • PBPP – 600 mijë lekë
  • Nisma Thurje - 600 mijë lekë
  • Bindja Demokratike - 600 mijë lekë
  • Lëvizja Demokratike - 600 mijë lekë
  • PSD - 600 mijë lekë
  • Balli Kombëtar - 600 mijë lekë

A.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Në punë s’do keni lajme të mira...çfarë thonë yjet për ju sot

Në punë s’do keni lajme të mira...çfarë thonë yjet për ju sot