LSI prezanton programin politik! Kryemadhi: Kemi rënë dakord me PD-në për taksën e sheshtë 9%! Reformë në arsim, do investojmë 5% të GDP-së në këtë sektor

Teksa na ndajnë më pak se 90 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Lëvizja Socialiste për Integrim prezantoi këtë të hënë programin e saj politik. Fjalën hapëse në prezantimin e programit politik të LSI-së, e ka mbajtur ish-deputeti, Edmond Haxhinasto i cili tha se ky program synon qëndrueshmëri dhe jo një zgjidhje momentale.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi renditi disa prej prioriteteve të përfshira në këtë program ku vendosi theksin në rritjen ekonomike si dhe investimet tek të rinjtë duke filluar që nga arsimi dhe punësimin. Ajo u shpreh se ky program ka në thelb punësimin e mirëpaguar duke e cilësuar ekonominë si një pikë të panegociueshme për ta. Taksa e sheshtë 9% duket se është një pikë bashkimi në kampin opozitar ku Kryemadhi u shpreh se ka rënë dakord me PD-në.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se programi politik i tyre synon reformën në arsim. Ajo premton se 5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP) do të shkojë si investim për arsimin. Kujtojmë se kjo ishte dhe një prej kërkesave të studentëve dy vite më parë gjatë protestave të tyre përpara Ministrisë. Gjithashtu Kryemadhi tha se do të vendosin taksën e së ardhmes përmes së cilës, 1% e 200 aktiviteteve të mëdha do të shkojë për arsimin.

Ndër të tjera, në programin e LSI-së është ishte përfshirë dhe një mbështetje për çdo bebe. Kryemadhi tha se do të ofrojë një garanci prej 1 mijë dollarësh. Një tjetër pikë në programin politik të LSI-së është dhe mbështetja për Bujqësinë. Monika Kryemadhi u shpreh se LSI synon të vendosë 0% TVSH në të gjithë zinxhirin e prodhimit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:26
Programi i LSI-së, Kryemadhi: Mbështetje me 1 mijë dollarë për çdo bebe

1611562628_kryemadhi.jpg

Monika Kryemadhi deklaroi se LSI do të japë mbështetje prej 1 mijë dollarësh për çdo bebe që do të lindë.

"Mbështetja për familjen është një nga çështjet tona kryesore. Kjo ka të bëjë me programin nga bebja në bebe. Për çdo fëmijë që lind, ne do të i ofrojmë një garanci prej 1 mijë dollarësh dhe në momentin që ky fëmijë do të ketë mundësinë të krijojë familjen e tij e të bëhet me fëmijë, pas 25-30 vitesh, ai do të ketë rreth 25 mijë dollarë që të ndihmojë dhe krijojë familjen e tij. Ashtu edhe për mbështetjen ekonomike të gruas, fuqizimin e saj e cila është themeli i edukimit të brezit të ri, do të jetë një nga prioritetet tona kryesore" - u shpreh Kryemadhi.

Ora 10:14
Kryemadhi: Mbështetje të drejtëpërdrejtë për fermerët, 0% TVSH në të gjithë zinxhirin e prodhimit

1611562693_Screenshot1.jpg

Një tjetër pikë në programin politik të LSI-së është dhe mbështetja për Bujqësinë. Monika Kryemadhi u shpreh se LSI synon të vendosë 0% TVSH në të gjithë zinxhirin e prodhimit.

"Le të flasim tani për bujqësinë, që është një nga pikat kryesore, pasi gjysma e popullsisë jeton me këtë sektor, ku shumica e tyre janë në prag të mbijetesës, e ndërsa shqiptarët shpenzojnë rreth 80% të pagës së tyre për ushqim, vetëm rreth 30% e kësaj kërkese prodhohet dhe mbulohet nga prodhimi vendas.  Me planin tonë, kjo situatë do të ndryshojë. Ne do të garantojmë mbështetje të drejtpërdrejtë për fermerët shqiptarë për të rritur prodhimin. Një paketë e dedikuar financiare do të investohet për të mundësuar uljen e kostove të inputeve bujqësore dhe të naftës.  Ndërsa fermerët do të mbështeten për njësitë e prodhimit, shqiptarët do të ushqehen me produkte made in Albania. 

Ne do të vendosim 0% TVSH në të gjithë zinxhirin e prodhimit dhe do të mbrojmë prodhimin vendas, në mënyrë që shqiptarët të ushqehen më mirë dhe më lirë. Ne do të mbështesim industrinë ushqimore, e cila do të dëshirojë të krijojë mundësinë e vendeve të reja të punës që do të jenë jo vetëm dinjitoze, por edhe vende pune të mirëpaguara, sepse do të kemi një mundësi për të krijuar hapësira edhe për eksportet me prodhimet bio. Këto janë prioritetet tona kryesore që kanë të bëjnë me punësimin, me një punësim të mirëaguar, për fuqizimin ekomomik të familjeve shqiptare, ashtu sikurse kemi të bëjmë edhe me një nga pikat tona kryesore që është çështja e shpopullimit dhe për të ndaluar këtë fenomen, për tu dhënë mundësinë të rinjve të krijojnë familjet e tyre në Shqipëri.

Ora 09:52
Programi i LSI-së, Kryemadhi: Do bëjmë reformë në arsim, do investojmë 5% të GDP-së në këtë sektor

1611565644_kryemadhi.jpg

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se programi politik i tyre synon reformën në arsim. Ajo thotë se 5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP) do të shkojë si investim për arsimin. Kujtojmë se kjo ishte dhe një prej kërkesave të studentëve dy vite më parë gjatë protestave të tyre përpara Ministrisë. Gjithashtu Kryemadhi tha se do të vendosin taksën e së ardhmes përmes së cilës, 1% e 200 aktiviteteve të mëdha do të shkojë për arsimin.

"Me programin Garancia Rinore do të mbështesim sipërmarrjen e lirë të profesionistëve të rinj në Fushën e teknologjisë dhe inovacionit, prandaj dua të ndalem tek të rinjtë tanë, të cilët përballen me sfida të mëdha si papunësia, kosto e jetesës shpopullimi dhe integrimi në BE. Një sistem arsimor cilësor që prodhon profesionist dhe jo kartonë diplomash, është  zgjidhja për të garantuar për punën e mirëpaguar, për të krijuar besimin se ardhmja për rinjtë është këtu, që të qëndrojnë këtu, ta konsiderojnë Shqipërinë shtëpinë e tyre dhe për të përgatitur qytetarë për të ardhmen si qytetarë evropianë.

Prandaj, ne do të realizojmë një reformë tërësore në arsim, duke paguar në mënyrë dinjitoze mësuesit tanë që janë ata që edukojnë brezin e ri dhe duke e lidhur  shkollën, me biznesin, dhe me tregun e punës.  Ne do  të mbështesim realisht arsimin me 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Do të masivizojmë programin Mëso dhe Fito dhe do të investojmë në kërkimin shkencor dhe inovacion. Ne do të  vendosim  Taksën e të Ardhmes në 1% e fitimit të 200 aktiviteteve apo kompanive të të mëdha.  Kjo e bën të mundshme, të prekshme për të realizuar atë reformë në arsim që është e domosdoshme. Do të masivizojmë programin Mëso dhe Fito, që profesionistët e rinj të punojnë dhe fitojnë pranë  biznesit, ndërsa mësojnë në shkollë. Do të investojmë në kërkimin shkencor dhe inovacionin, që të rinjtë te tregojnë talentin e tyre dhe që shoqëria të konkurrojë në ekonomi me dinjitet si me fqinjët, ashtu edhe me botën" - tha Kryemadhi.

 

Ora 09:30
Kryemadhi: Synimi ynë punësimi me paga të larta! Kemi rënë dakord me PD-në për taksën e sheshtë 9%

1611562628_kryemadhi.jpg

Ekonomia duket se është fokusi i programit politik të LSI-së. Kryetarja Monika Kryemadhi tha se ky program ka synim punësimin me paga të larta. Gjithashtu ajo u shpreh se ka rënë dakord me aleatët opozitarë të PD-së për taksën e sheshtë me 9%.

"Në këto 4 vite shqiptarët jetojnë më keq se ç’kanë jetuar 4 vite më parë pjesa dërmuese e rinisë shqiptare po humbet  shpresën nëse nuk e ka humbur tashmë. Prandaj sot me shumë se kurrë lind nevoja e ndryshimit, i cili vjen me votë por edhe me ndërgjegjësim dhe duke sjellë besim tek njerëzit. 
Njerëzit kanë nevojë për besimin që  ngjall shpresën  dhe kjo shpresë e dërmuar nga keqqeverisja mund të kthehet vetëm duke folur me njerëzit me një program dhe plan të qartë dhe real që ne si Lëvizje Socialiste për Integrim e kemi tashmë prezent për ta prezantuar dhe ofruar të gjithë qytetarëve.
Kemi një program i cili ka në thelb të tij punësimin, një punësim të mirëpaguar, rimëkëmbjen e ekonominë dhe arsimin e brezit të ri, ku rinia jonë duhet të jetë konkurruese jo vetëm në tregun e punës por edhe në fushën e teknologjisë dhe inovacionit me vendet fqinje dhe pse jo rajonin tonë dhe pse jo edhe më gjerë në të gjithë botën. Është Koha për ndryshim dhe shqiptarët kanë nevojë për një ndryshim të shpejtë dhe të menjëhershëm. Politikat e LSI janë të drejtëpërdrejta. Punësimi dhe ekonomia është prioritet i panegociuseshëm për ne. Të gjithë e mbajnë mend premtimin për hapjen e 300 mijë vendeve të punës (premtim i PS). Ne synojmë punësimin e të rinjve dhe profesionistëve. Kemi rënë dakord me taksën e sheshtë 9% me PD-në. E kemi parë formalizimin e ekonomisë si një bashkëpunim me biznesit dhe shtetit" - tha Kryemadhi.

Ora 09:17
Prezantohet programi i LSI, Haxhinasto: Ka efekt të menjëhershëm, jo premtime për kohën e ardhshme! Do ndreqë gabimet e qeverisë Rama

Fjalën hapëse në prezantimin e programit politik të LSI-së, e ka mbajtur ish-deputeti, Edmond Haxhinasto. Ai tha se ky program synon qëndrueshmëri dhe jo një zgjidhje momentale, teksa është ndalur në disa prej pikave kryesore.

“Në planin tonë nuk ka dhe nuk do të ketë zgjidhje momentale, populiste apo klienteliste si mazhoranca, por zgjidhje që synojnë qëndrueshmëri, kështu janë dhe propozimet tona për tërheqjen e investimeve. Shumë nga propozimet tona janë vizionare, i shërbejnë ndreqjes së gabimeve, por krijojnë edhe perspektivë. Programi ynë synon të eliminojë qeverisjen e trukuara e buxheteve fasadë dhe të bëjë matësin e vetëm koston e jetesës. Rritja e borxhit publik, s’do jetë pjesë e këtij programi. Programi ynë parashikon uljen e kostos së qytetarëve, duke shtuar më tej zhvillimin e industrisë ushqimore, rritjen e prodhimit vendas që të hanë më mirë e më lirë. Synim është kthimi i besimit te mirëqeverisja. Kanë efekte të menjëhershme, jo premtime për kohën e ardhshme”, tha Haxhinasto.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tosi: 25/01/2021 16:37

    Tek leshelija ka rene zija, po shkermoqet cdo dite, ne te s'emes gruaja me gojepiset e planetit dhe sharebajgat e haremit te Jales.

    Përgjigju
    • robi: 25/01/2021 19:54

      Dhe Nurija e Lymit tek bregu i lumit ka me shume karizem se kjo sharebajge. Niveli i programit eshte ai i vitit 2009 i fotokopjuar.po shkermoqet perdite leshelija, po i vjen fundi politik Nafije fallxhores, me karizem zero.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tv shtetëror iranian: Sulmi u pilotua nga të infiltruar brenda vendit

Tv shtetëror iranian: Sulmi u pilotua nga të infiltruar brenda vendit