Zgjedhjet e 25 prillit, problematikat më të theksuara në Veri! Rama drejtuesve në qarqe: Kujdes me shërbimet për qytetarët, në hipoteka apo kudo tjetër

TIRANË-  Në mbledhjen e javës së PS-së me drejtuesit e qarqeve në vend, ishin në fokus diskutimet për  përgatitjet e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Këto takime të Ramës me drejtuesit e qarqeve do të jenë të përjavshme, ku do të jepen direktivat dhe porositë për fushatën zgjedhore dhe punën që duhet të bëjnë në terren me qytetarët.

Në mbledhjen radhës në PS kanë raportuar të gjithë drejtuesit e qarqeve dhe kanë bërë vlerësime për shërbimet e gjithë drejtorive vendore, si dhe për rezultatin e pritshëm për çdo qark.
Sipas informacioneve për Report Tv, të gjithë drejtuesit politikë në qarqe kanë raportuar para kryeministrit mbi situatën dhe problematikat në zonat që ata mbulojnë.

Burimet bëjnë me dije se në mbledhje janë bërë projektime të të dhënave nga drejtuesit politikë mbi ecurinë e punës, por edhe ato çështje të cilat hasin vështirësi.

Qarqet me ecurinë e punës më të mirë dhe nga ku pritshmëritë për mbështetje në zgjedhje janë me pozitive. Vlerësim pozitiv është dhënë edhe qarqet e jugut, ndërsa problematikat gjatë raportimit janë vërejtur më shumë në qarqet e Veriut.

Kryesocialisti Edi Rama ka kërkuar angazhim maksimal të të gjithë drejtuesve politike. Ai ka kërkuar që të tregohet kujdes në shërbimet për qytetarët, si për shembull në hipoteka apo kudo tjetër që ofrohen shërbime për qytetarët.

Rama ka kërkuar raport nga drejtuesit e qarqeve edhe për organizimin e kundërshtarit politik.

Me nisjen e një parafushate elektorale, Rama bëri dhe lëvizjet e tij sa i përket drejtuesve politikë nëpër qarqe duke marrë vetë drejtimin e Durrësit, Lindita Nikollën në Lezhë, Ilir Beqajn në Shkodër, teksa Tiranën ia besoi Erion Veliajt, Elisa Spiropalit me kryetar Ervin Bushatin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:01
Zgjedhjet e 25 prillit/ Përfundon mbledhja e PS-së, zbulohet se çfarë u diskutua

Përfundon mbledhja e Partisë Socialiste me drejtuesit politikë të qarqeve në vend.

Në mbledhjen e PS-së kanë raportuar të gjithë drejtuesit e qarqeve dhe kanë bërë vlerësime për shërbimet e gjithë drejtorive vendore, si dhe për rezultatin e pritshëm për çdo qark.
Sipas informacioneve për Report Tv, të gjithë drejtuesit politikë në qarqe kanë raportuar para kryeministrit mbi situatën dhe problematikat në zonat që ata mbulojnë.

Burimet bëjnë me dije se në mbledhje janë bër projektime të të dhënave nga drejtuesit politikë mbi ecurinë e punës, por edhe ato çështje të cilat hasin vështirësi.

Qarqet me ecurinë e punës më të mirë dhe nga ku pritshmëritë për mbështetje në zgjedhje janë me pozitive. Vlerësim pozitiv është dhënë edhe qarqet e jugut. Problematikat gjatë raportimit janë vërejtur më shumë në qarqet e Veriut.

Kryesocialisti Edi Rama ka kërkuar angazhim maksimal të të gjithë drejtuesve politike. Rama ka kërkuar që të tregohet kujdes në shërbimet për qytetarët, si për shembull në hipoteka apo kudo tjetër që ofrohen shërbime për qytetarët.

Rama ka kërkuar raport nga drejtuesit e qarqeve edhe për organizimin e kundërshtarit politik.

Ora 16:17
'Raportoni problematikat në qarqe',  Rama 'raportin e parë' e merr nga qytetari në Tiranë

Kryeministri Edi Rama është shfaqur në selinë rozë pak minuta para nisjes së mbledhjes ku ajo që ka rënë në sy ishte këmbëngulja e një qytetari që me disa letra në dorë ka dashur të takojë kryeministrin.

Qytetari është ndaluar nga disa persona dhe policia që ndodhej aty, por kryeministri ka vendosur ta takojë dhe të dëgjojë shqetësimin e tij. Pas marrjes së letrave Rama është shfaqur i buzëqeshur ndaj qytetari, ku me shumë mundwsi i ka premtuar se problematika e tij do të ndiqet nga qeveria.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erisi: 15/09/2020 10:32

    Asnje deputet nuk.merr ne Shkoder....Fondi shqiptar i zhvillimit derdh miliarda vetem ne jug ndersa Shkodren ja ke len ne dor ti vet Voltanes.Nuk di si ke guxim te vish e te kerkosh vota ne Shkoder

    Përgjigju
  • veri lindori: 15/09/2020 00:30

    un kam mar leje ndertimi. kam paguar te gjitha taxat per ndertim. kam paguar nje studio per projektin e shtepise. kam punesuar me letra nje kompani per ndertim. toka esht e imja me letra. kur vjen puna per legalizim te shtepis nuk e bejn. Tani luli nuk din sa jan 7x7=42. Edi rrin aty dhe mer taksat dhe nuk legalizon shtepia. ke te votojm? moniken? ska alternative tjeter. kjo eshte shqiperia.

    Përgjigju
  • beni: 15/09/2020 00:11

    po dil nje here andej nga legalizimet e fierit te shikosh ca behet zoti kryeminister me qe thua eshte mire jugu

    Përgjigju
  • Veriu: 14/09/2020 22:22

    Ate kapi frika ti ske ma problem se i marove dy mandate me ne nga veriu! Edhe pazaret i bane me vloren: tani me vjen keq per gjith te tjeret e ps, por veriu kesaj rradhe eshte i lulit dhe jugu eshte i ilirit per veq vlores qe do marrish ty

    Përgjigju
  • Shkodra: 14/09/2020 20:54

    Nuk fiton ne veri o Edo se fajin e ka Voltana.Sic e vure re dhe ti vet jo vetem Shkodra por gjith veriu eshte si Zimbabve.Per cdo gje fajin e ka Voltana se veriu nuk ka qeveri,ka Voltanen qe nuk punon.Qeveria esht nga Tirana e posht.

    Përgjigju
  • Rona: 14/09/2020 20:46

    Tani tu kujtua veriu ty? Sa ke financuar ne Vlore nuk ke financuar ne gjith veriun.E tani te bie ne mendje se kerkon votat.Te njejtin fat te Berishes para 8 vitesh do kesh,as vet Vlora nuk te voton se njerzit nuk han gur e asfalt po dyfishim rrogash e pensionesh e jo indeksim me 1% ne vit sic bere ne 8 vite.Turp te kesh

    Përgjigju
  • Nevrikari: 14/09/2020 18:46

    O Edo...vëri në liste per deputet këta të legalizimeve dhe kadadtres ...se do marresh shume vota...hahaha...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj vizitë në Urdhrin Sovran të Maltës, takohet me Fra' John Dunlap

Presidenti Begaj vizitë në Urdhrin Sovran të Maltës, takohet me Fra' John Dunlap