Zgjedhjet e 25 prillit/ Rudina Hajdari takohet rastësisht me kandidaten rivale të PD-së në Elbasan: Gara jonë nuk është garë muskujsh, por garë idesh

Zgjedhjet e 25 prillit/ Rudina Hajdari takohet rastësisht me kandidaten rivale të PD-së në Elbasan: Gara jonë nuk është garë muskujsh, por garë idesh

Flutura Açka dhe Rudina Hajdari

‘Gara jonë nuk është garë muskujsh, por garë idesh’ ky ka qenë mesazhi që ka përcjellë nga Elbasani kandidatja për deputete e ‘Nismës Thurje’ Rudina Hajdari, e cila ka ndeshur rastësisht në këtë fushatë kandidaten e PD-së Flutura Açkën.

Hajdari ka ndarë një foto në mediat sociale ku shfaqet së bashku me Açkën, dhe nënvizon se kultura e luftës pa skrupuj për pushtet dhe e muskujve që tmerrojnë qytetin e prishin harmoninë e qytetarëve duhet të marrë fund.

Po ashtu Hajdari në mbyllje të postimit nënvizon se nëse duam të shkojmë drejt perëndimit, duhet të sillemi si të tillë duke nisur nga ne politikanët.

‘Përgjatë fushatës derë më derë sot u hasa me kandidaten rivale, znj. Flutura Açka. U takuam, u përshëndetëm, biseduam dhe bëmë një foto bashkë. Gara jonë nuk është e nuk duhet të jetë garë muskujsh dhe lufte për jetë a vdekje por garë idesh e parimesh se si vendi ecën përpara. Kultura e luftës pa skrupuj për pushtet dhe e muskujve që tmerrojnë qytetin e prishin harmoninë e qytetarëve duhet të marrë fund. Nëse duam të shkojmë drejt perëndimit, duhet të sillemi si të tillë duke nisur nga ne politikanët.’- shkruan Hajdari.

Foto e publikuar nga Rudina Hajdari në Instagram

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Futja kot: 02/04/2021 18:25

    Perfundimisht janë bashkë. Hahahaha

    Përgjigju
  • robi: 02/04/2021 18:06

    Pash zotin ku e gjeti pd ja kete Flutura gerdallen me pamje te nje shoreje, amon po si nuk kane nje taman. Po kjo Flutura taman si mjelese lopesh ne stallat e Bradasheshit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Media italiane: Shqipëria, një nga destinacionet më të bukura për pushime në 2024

Media italiane: Shqipëria, një nga destinacionet më të bukura për pushime në 2024