Përfundon mbledhja e kryesisë së PS/ Spiropali: Nuk negociojmë, PD ka lënë në rrugë zgjedhësit

Kryeministri Edi Rama mblodhi këtë të mërkurë Kryesinë e Partisë Socialiste. Për 3 orë e gjysme, PS analizoi situatën në cdo Bashki të vendit, ndërsa 61 kandidatët për kryebashkiakë do të shpallen në mbledhjen e Asamblesë, që do të jetë në 10 ose 11 maj.

Referuar firmosjes së koalicionit opozitar për të mos marrë pjesë në zgjedhje, PS nuk ka lëvizur nga pozicioni i saj për të mos ndryshuar datën e zgjedhjeve apo kryeministrin.

Në përfundim, zëdhënësja e qeverisë tha se opozita po rri jashtë zgjedhjeve për hallet e saj.

"Disa parti kanë vendosur të dalin nga sistemi politik. Ne kemi diskutuar për zgjedhjet e 30 qershorit sepse jemi të vendosur të garantojmë një proces zgjedhor me shqiptarët dhe për shqiptarët. Ne nuk do shkojmë në zgjedhje pa opozitën. Ata janë disa parti politike që kanë zgjedhur të mos marrin pjesë në zgjedhje. Atë vendim e kanë marrë prej frikës. Ne mendojmë se shqiptarët duhet të kenë zgjedhje. Ne nuk jemi këtu për të negociuar. Ne jemi një forcë politike që i përgjigjemi kërkesës për t'u zgjedhur. Ne nuk do marrim pjesë në luftë por në zgjedhje.

Asnjë forcë politike nuk e ka lënë mendja t'i heqë shqiptarëve të drejtën për të votuar. Është një turp që PD ka zgjedhur që t'i lërë në rrugë zgjedhësit e saj. Është hera e parë që një parti nuk hyn në zgjedhje dhe këtë e konsideron fitore. Ne jemi duke punuar. Sot filloi puna për organizimin në territor. Afati i fundit është 13 Maj. Ne do të bëjmë përzgjedhjet më të mira për shqiptarët. Jemi të vendosur ta çojmë Shqipërisë përpara. Ne do hyjmë në zgjedhje dhe gjithçka tjetër varet nga oferta jonë për qytetarët", u shpreh Spiropali.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bojaxhiu: 25/04/2019 06:00

    Ato kerkesat e studentëve nuk u bo gjo?

    Përgjigju
  • xreport: 25/04/2019 03:10

    vetem perparaaaaaa

    Përgjigju
  • Petrefi: 24/04/2019 23:11

    PD-ja ecen me sensin e vitit 1997 kijton se do te gjeje perseri syleshe qe ti perdori si mish per top

    Përgjigju
  • Bravo: 24/04/2019 22:18

    Përgjigju
    • bojaxhi: 25/04/2019 06:01

      bravo se paska dal shum e bukur ne foto

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet