Haradinaj në 24 korrik në Hagë, por si kryeministër: Do të qëndroj deri në krijimin e qeverisë së re! Zgjedhjet e reja 8 Shtator?

Haradinaj në 24 korrik në Hagë, por si kryeministër: Do të qëndroj deri në krijimin e qeverisë së re! Zgjedhjet e reja 8 Shtator?

PRISHTINE-Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë mund të zhvillohen në datë 8 shtator. Data citohet nga mediet në Kosovë, bazuar te burimet nga Presidenca. Sipas burimeve të RTK-së, Presidenti Thaçi ka vendosur që në përputhje me afatet kushtetuese e ligjore, të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme në 8 shtator, por ende nuk është zyrtare. Sipas interpretimeve ligjore, zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të mbahen jo më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë.

Ndërkohë që sot kryeministri ende në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj u është drejtuar një letër krerëve të institucioneve dhe kryetarëve të partive opozitare, ku i njofton për dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i qeverisë. Por deri në zgjedhjen e qeverisë së re, Haradinaj thotë se do të vazhdoj kryerjen e detyrave kushtetuese si Kryeministër.

Haradinaj e dha dorëheqjen në datë 19 korrik. Ish-komandanti i UCK-së për zonën e Dukagjinit, do të merret në pyetje nga prokuroret e specializuar në Hagë më 24 korrik 2019 sipas medieve në Kosovë. Pra pavarësisht se në 19 korrik deklaroi se nuk mund të shkonte në Haga duke mbajtur postin e kryeministrit të Kosovës, pritet që të ndodhë e kundërta, pasi sot Haradinaj në letrën drejtuar institucioneve tha se do te qendronte deri ne zgjedhjen e qeverise se re, qe do te dale nga zgjedhjet e parakohshme. 

Sot, përmes një letre, i kam njoftuar krerët e institucioneve dhe liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvend, për vendimin e dorëheqjes sime të parevokueshme nga funksioni i Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e aplikueshme, kam ftuar që të ndërmerren hapat e nevojshëm për shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme nacionale, në mënyrë që e drejta për të zgjedhur t’i kthehet sovranit. Deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, do të vazhdoj kryerjen e detyrave kushtetuese si Kryeminister dhe Qeveri në dorëheqje”, shprehet ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Biden poston foton me të miturën amerikane që u mbajt peng për 7 javë nga Hamas: Të lirojmë dhe të tjerët

Biden poston foton me të miturën amerikane që u mbajt peng për 7 javë nga Hamas: Të lirojmë dhe të tjerët