Zgjedhjet e pjesshme vendore, Rama takim me Veliajn dhe deputetët e qarkut të Tiranës në kryeministri
Deputetët e PS-së Etjen Xhafaj dhe Toni Gogu
Partia Socialiste ka nisur punën për zgjedhjet e pjesshme vendore. Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, ka vijuar takimet me drejtuesit politik të qarqeve ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore. Pasditen e sotme, kreu i qeverisë po zhvillon takim me drejtuesit politik të PS-së për qarkun e Tiranës, Erion Veliajn në kryeministri dhe deputetët e qarkut Tiranë për sa i përket punës për kandidaturat e bashkisë Vorë dhe Rrogozhinë.
Ditën e djeshme, Rama e nisi takimin për qarkun e Fierit me drejtuesin politik të këtij qarku, Taulant Ballën, ku mundësi potenciale për kandidate në Bashkinë e Lushnjes është kryetarja aktuale Eriselda Sefa.
Takimet do të vijojnë në çdo qark, ndërsa janë mësuar edhe emrat e disa prej kandidatëve të PS në qarqet e tjera ku do mbahen zgjedhjet. Në Dibër, ndonëse ende nuk ka një vendim zyrtar, mësohet se PS do të kandidojë kryetarin aktual të komanduar Shkëlqim Murrja. Edhe në Durrës socialistët do të kandidojnë Emirjana Sako e cila kryen prej dy vitesh funksionin e kryetares, si e komanduar. Ndërkohë për Bashkinë e Shkodrës, socialistët do të futen në garë me kandidaten Majlinda Angoni, e cila prej dy vitesh mban detyrën e Prefektës.
Kujtojmë se Presidenti Ilir Meta dekretoi 6 marsin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 bashki, përkatësisht në Durrës, Shkodër, Rrogozhinë, Lushnje, Vorë dhe Dibër.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
11.6%
-
Të gabuar
83.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 5374
Lajme të tjera
-
Në Tiranë shfaqet filmi dokumentar për Tomas Venclova, Veliaj: Tirana, shembull i një transformimi rrënjësor! Venclova: Qytet me zhvilim të jashtëzakonshëm
18 Prill, 20:38
-
Me telefon dhe pa rrip sigurie tentuan të korruptojnë policinë rrugore, 4 shoferë të arrestuar në 24 orët e fundit në Tiranë (Video)
18 Prill, 16:12
-
I dënuar për trafik të paligjshëm të emigrantëve, arrestohet 24-vjeçari në Rinas (EMRI)
18 Prill, 15:34
-
'Me Erzenin na duhen tri pikët, me vuajtje ose jo', Erbim Fagu: Kemi rikthimin e Latifit
18 Prill, 15:32
-
Një vend dedikuar artit dhe kreativitetit, hapet Qendra e Artit, Kulturës dhe Inovacionit në Korçë
18 Prill, 15:29
-
Qendra teknologjike në Kashar, Gonxhja: ‘TEDA’ do jetë model në rajon, do hapë deri 7 mijë vende pune! Veliaj: Është investim që i mbetet qytetit
18 Prill, 14:55
-
Ekspozita me trofetë e M.Cityt, fëmijë e të rritur në kryeministri! Tifozët: S’e prisnim kurrë t'i shikonim në Shqipëri
17 Prill, 16:02
-
Veliaj: Të jesh lider i mirë duhet të dish të marrësh vendimet e duhura në momentin e duhur! Falë tyre Tirana është transformuar
17 Prill, 15:35
-
Përfundon argjinatura në Juban të Shkodrës, Rama: Shmang rrezikun e përmbytjeve në Kuç e Vukatanë
17 Prill, 15:25
-
Veliaj pret dy politikanët suedezë me origjinë shqiptare: Krenar për suksesin tuaj, të ndihmojmë njëri-tjetrin në rrugën drejt integrimit në BE
17 Prill, 14:20
-
Ktheu lokalin në 'bazë’ për lojëra fati, në kërkim pronari në Kamëz
17 Prill, 13:53
-
Prezantohet projekti i Manchester City në Durrës, gati brenda një viti! Rama: Sjellim edhe akademinë e tenistit Rafael Nadal
17 Prill, 12:11