Rama takim me Sandër Lleshajn dhe Ardi Veliun në kryeministri (VIDEO)

Gazetari i Report tv Arsen Rusta raporton se ministri  i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në kryeministri.

Ndërkohë që mësohet se ata mund të jenë duke zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama lidhur me masat që do të merren për të garantuar sigurinë dhe mbaravajtjen e procesit elektoral dhe zgjedhor për zgjedhjet e 30 qershorit.

Takimi i tyre vjen pas zhvillimeve të fundit politike, në një kohë kur presidenti Ilir Meta ka anuluar dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit, ndërkohë që vetë socialistët shprehen të vendosur se data e zgjedhjeve nuk ndryshon.

Nga ana tjetër PD vendosi dje në mbledhjen e  Këshillit Kombëtar, kriijimin e një strategjie për parandalimin e zhvillimit të zgjedhjeve por edhe të fushatës elektorale.

Gazetarja e Report tv Esiona Konomi raporton se kryeministri Edi Rama do të vijë ditën e sotme fushatën elektorale në Lushnje dhe Divjake ku do të prezantojë edhe kandidatët për zgjedhjet lokale.

Ndërsa ditën e djeshme kryeminsistri Edi Rama zhvilloi takime në Bruksel me zyrtarë të lartë. Presidenti i KE-së Jean-Claude Juncker delaroi se zgjedhjet janë vendosur të bëhen më 30 qershor dhe qytetarët nuk duhet të pengohen për të ushtruar të drejtën e tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eliza: 12/06/2019 10:01

    Me cfar do e mbrojne rendin policet e gjore,me duar ne xhepa dhe makina prej llamarine?Shikoni policine e Kosoves qe blen autoblinda dhe jo karroca si kjo jona.Pastaj te mos flasim per rrogat qe marrin policet e gjore.Tenpakten autoblindat e ushtrise duhet ti kalojne policise nese shteti nuk ka fonde.Ne raste zgjedhjesh gjithmon ruajtja e institucioneve i ka kaluar kompetence ushtrise.Cfar prisni,perse nuk veprohet?

    Përgjigju
    • Fredi: 12/06/2019 11:31

      Ke të drejt, ke qejf të shikosh prezencen policore të Kosovës!

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet