Zgjedhjet/ Metën nuk po e 'mban vendi' , mesazh Ramës: Mos më detyro të futem në garë, do të lë pa grup parlamentar

Zgjedhjet/ Metën nuk po e 'mban vendi' , mesazh Ramës: Mos më detyro të futem në garë, do të lë pa grup parlamentar

"Mos më detyroni të hyj vërtet pasi do të mbeteni pa grup parlamentar". Përmes këtij mesazhi drejtuar Edi Ramës, Presidenti Meta ka reaguar për disa banderola që janë vendosur në Gjirokastër ku shfaqet ai, Berisha, Kryemadhi dhe Basha me mbishkrimin "Keta nuk meritojnë më asnjë shans". Meta në postimin e tij thekson se ai nuk është pjesë e fushatës.

“Dy foto të pabesueshme nga Gjirokastra, që m’i nisi miku i shtrenjtë i demokracisë shqiptare, Martin Henze. Asnjë shqetësim për psikopatinë tuaj ZOTI “RILINDAS”, por nëse vërtet e besoni, që unë jam në garë për 25 Prillin, mos më detyroni të hyj vërtet pasi do të mbeteni pa grup parlamentar. Pale po mora edhe Doktorin e Madh, nuk ka spital, që ju bën derman! Ndaj respektoni Kodin Zgjedhor dhe boll e tepruat me shkelje se i nxitë faqen Shqipërisë para botës!”, shkruan Meta.

Edhe pse prej ditësh ka dalë hapur me deklarata dhe qëndrim të fortë politik kundër mazhorancës dhe Edi Ramës, me këtë deklaratë të sotme Meta tregon se nuk i mjafton. Duket se  'nuk po e mban vendi' për t'i rikthyer në 'ringun' e përballjeve elektorale.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet