Zgjedhjet në 6 bashki, Braho: Nën logon e partisë garojnë ata që zgjedh kryetari, i cili rezulton nga vërtetimi i gjykatës! Beqiri: Meta u takua me Ballën për datën, e kamufloi për t'i bërë qefin Berishës

Ndërsa 6 marsi pritet të dekretohet nga presidenti Ilir Meta ditën e nesërme, kjo temë ka qenë pjesë e diskutime edhe në emisionin Repolitix në Report Tv. Anëtari i KAS, Ledio Braho teksa komentoi përplasen brenda PD dhe se si do të garojnë në zgjedhje demokratët e Bashës dhe ato të Berishës, ai tha se ligji njeh partinë e regjistruar në gjykatë dhe ajo është PD që ka kryetar Lulzim Bashën.

"Neni 64 i Kodit Zgjedhor/ Pika dy parashikon për t’u regjistruar për çdo lloj zgjedhje një parti politike duhet të paraqesë në KQZ vërtetim qe partia është e regjistruar në gjykatën e rrethit gjyqësore. Emrin, mbiemrin dhe adresën e kryetarit. PD një është dhe një kryetar ka dhe kjo do të vërtetohet nga gjykata. Sot që flasim jemi në këtë situatë, është Basha", tha Braho.

Ndërsa avokati Idajet Beqiri teksa komentoi takimin e presidentit dhe kreut të Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla mëngjesin e sotëm, tha se ky ishte një veprim politik kamufluar i Ilir Metës me justifikimin që po konsultohet me datën. Por në fakt sipas tij donte vetëm t’i bënte qejfin Berishës në mënyrë që mos të ftonte opozitën.

 “Nuk është justifikim që shpalli zgjedhjet në tetor dhe nuk ia njohu opozita e atëhershme. Nuk i njeh zgjedhjet pozita, apo opozita. Zgjedhjet janë zgjedhje, dekreti është dekreti. Nuk pyet njeri shumicën, ai punë ka vetëm me KQZ dhe jo me Taulan Ballën. Ai është takuar me Ballën me pretendimin që është konsultuar për datën, e kamufloi sepse donte t’i bërë ë qejfin Berishës. Sepse përndryshe duhet të thërriste edhe opozitën dhe në opozitë është Basha”, u shpreh avokati.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Akil Kraja duke përmendur kandidatin e PS Valdrin Pjetri në Shkodër, tha se ishte një shembull i kandidatit të vetëm në garë që shkeli ligjin me “të dyja këmbët”.

“Në zgjedhjet e qershorit të 2019 në 46 bashki u gjetën në një situatë të paparashikuar por edhe të rrallë, ku kishin një kandidat për një post dhe kushtetuta parashikon që është një demokraci. Presidenti hodhi një dekret të dytë, më pas parlamenti bëri akrobaci të tjera, gjykata kushtetuese mori mendim nga Komisioni i Venecias dhe tani erdhën me një vendin. Sot është demokratike të mos kesh demokraci pluraliste. Në rastin kandidatit të Shkodrës kemi që edhe pse vetëm me një kandidat është shkelur ligji i dekriminalizimit me dy këmbë. Jemi në një demokraci kriminale, apo pluraliste?”, tha ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se Presidenti i ri do të jetë një prej emrave të propozuar nga opozita?



×

Lajmi i fundit

John

Shenja në trup dhe celulit, ja disa prej vip-ave që na kujtuan bukurinë e imperfeksioneve