Zgjedhjet në 6 bashki, Salianji: PD gati për të fituar! Demokratët nuk duhet të gënjehen nga 'Foltorja'

Ervin Salianji ka zhvilluar sit një takim me demokratët në Korçë, pasi u emërua drejtues politik në këtë qark. Theksin në fjalën e tij para demokratëve, Salianji e vuri te zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ku tha se PD është gati për të hyrë në garë dhe për të fituar. Ai u shpreh se PD ka nisur organizmin për të nxjerrë kandidatët, teksa theksoi se ata do të jenë të bashkuar në 6 mars.

“Nuk ka asnjë diskutim që PD është e gatshme, pothuajse në të gjithë kohën ka qenë në fazat e organizimit dhe kontaktit në terren për të nxjerrë kandidatët. Ne do të jemi me të gjithë potencialin dhe faktorin opozitar që te PD shihet e vetmja mundësi për ndryshim. Data 6 mars është data që u zgjodh. Ne do të jemi në betejë dhe do i fitojmë betejat. Ajo që është me rëndësi, që e shoh dhe këtu me demokratet në Korçë, ka një rikthim të ish-themeluesve që kanë kontribuar ndër vite në PD, që në fillesat e saj, që kanë qenë të zhgënjyer me këtë parti. Po shoh dhe jam i gëzuar, i kënaqur që i shoh në sallat e mbledhjes. Kemi nisur një proces riorganizmi dhe këtu. Brenda një periudhë të shkurtër do rifreskojmë seksionet dhe grup seksionet dhe kryesinë pe të ndërtuar një strukturë që do të jetë e aftë të fitojë. Shoh dhe një element tjetër që dua ta ndaj me publikun, jemi me një pozitë që kemi qenë. Sigla e PD është po këtu. S’duhet të shpërdorojnë investim të tyre që ta çojnë diku. Kontributet e tyre duhet t’i kenë në PD", tha ai.

Ndalur te Sali Berisha, Salianji tha se demokratët nuk duhet të gënjehen nga 'Foltorja', ndërsa për hyrjen e ish-kryeministrit dhe mbështetësve të tij në zgjedhje, ai u shpreh se nuk mund të regjistrohesh në mënyrë institucionale me fjalë.

"Keq më vjen që disa gënjehen rendë prej foltores. Ejani në datë 11 se do rrëzojmë këtë dhe sot jemi në datë 20 dhe asgjë s’ndodh nga këto. PD do të jetë e bashkuar në 6 mars, nëse ka kandidatë si partitë e tjera. PD ka një kandidat në zgjedhjet e 6 marsit që do të regjistrohet zyrtarisht në KQZ. Nuk di që regjistrohesh në mënyrë institucionale me fjalë. S’ka parti politike, s’ka mundësi që të krijojë një të re. Ne jemi të gatshëm që të përballemi me faktorët e këqij të trazicionit. Atë që është bërë keq në 30 vite s’mund ta zhbëjnë ata që janë përgjegjësit kryesor të bërjes keq të të gjithë elementëve në 30 vite. Pas 30 vitesh dilet dhe thuhet nga Berisha që unë do zgjidh çështjen e pronarëve të ligjshëm. Dhe s’ka bërë asgjë! Ka ardhur koha që në politikë të votëbesohen njerëz mbi meritën dhe jo mbi bazë të mashtrimeve dhe lidhjeve nepotike. Shpresë ka për të fituar zgjedhjet dhe ne do i fitojmë ato. Në PD duhet të rrinë demokratët dhe është bashkim me vlerat, perëndimore dhe të demokracisë, që janë sakrifikuar dhe kanë sakrifikuar qindra mijëra njerëz në burgje duke u vrarë, për të bërë Shqipërinë si Europa. Jo gjithçka bëhet për pushtet, nuk vidhet për pushtet, nuk vritet për pushtet", u shpreh Salianji.

Ditën e sotme, Presidenti Ilir Meta dekretoi 6 marsin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 bashki, ndërsa dhe Komisioni i Rithemelimit i ngritur nga Berisha deklaroi se do të futen në garë dhe se po punojnë për përzgjedhjen e kandidatëve.

/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit