Zgjedhjet në Kosovë/ Babaramo: Në fitoren e Kurtit kontribuan kundërshtarët e tij! Klosi: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion për dialog me Serbinë ende pa nisur qeverinë (VIDEO)

Fitorja historike e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovës ku konsideruar historike për Albin Kurtit, pasi mblodhi më shumë vota se çdo parti tjetër në historinë e shtetit. Edhe pse rezultati ende nuk ka dalë zyrtarisht pasi mbetet për t'u numëruar vota e diasporës, tashmë Albin Kurti cilësohet si Kryeministri i ardhshëm i vendit. Në emisionin "Repolitix" në Report Tv diskutimi u fokusua pikërisht në arsyet që çuan në këtë votë popullore ndaj Kurtit, ku gazetari Ilir Babaramo tha se në fitoren e tij ndër të tjera kontribuan edhe kundërshtarët e tij, që solli dhe 'funeralin' e LDK-së.

"Në fitoren e Albinit kontribuan edhe ata që ishin kundërshtarët e tij. Ne pamë një funeral të LDK-së që me këmbëngulje vazhdonte në rugovizmin si karikatura të shëmtuara të Ibrahim Rugovës. Por si ata që ndjekin hapat e Rugovës ashtu edhe Hashim Thaçi, të dy këto personazhe e kaluan momentin  e tyre, tani erdhi momenti i Kurtit. Kurti ka treguar se është një politikan i pa korruptuar dhe rob i mendimeve të veta. Rezistencën e tij politike i ka formuar në burgjet serbe", tha Babaramo.

Ndërsa Fatos Klosi, ish kreu i SHIK, tha se nëse Albin Kurti ka nxjerrë mësime nga  ato ditë që ndenji në pushtet para se të rrëzohej nga partia me të cilin ishte në aleancë ai do të qeverisë gjatë. Klosi tha se aleatët ndërkombëtarë po i bëjnë presion për dialog me Serbinë ende pa nisur qeverinë.

"Nëse Albini nuk ka nxjerrë mësime në ato ditë që ndenji në pushtet atëherë do të qeverisë gjatë, nëse jo duhet të mendohet mirë. Atë e do populli është e qartë, por situata e Kosovës nuk është situatë e një vendi normal. Ajo është ende e panjohur në arenën ndërkombëtare, Aleatët po i bëjnë presion pa nisur ende qeverinë duke i kërkuar dialog me Serbinë", tha Klosi

Në të njëjtën linjë ishte edhe konstitucionalisti Shkëlqim Hajdari, i cili tha se Albini ka përkrahjen e madhe popullore dhe se dy partitë LDK dhe PDK kanë pësuar humbje të elektoratit të tyre.

" LDK dhe PDK kanë humbje të elektoratit të tyre, ndërsa Albini ka përkrahjen popullore dhe në këtë kuptim", tha Hajdari.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:51
Shengeni ballkanik, Klosi: Projekti duhet vijuar! Vodo: Nuk duhet të kemi frikë nga bashkimi! Babaramo: Nuk ka të ardhme, administrata amerikane nuk do ketë ndikim (VIDEO)

Me fitoren e Albin Kurtit në zgjedhjet në Kosovë si dhe zgjedhjen e tij si kryeministër, Shengeni Ballkanik vijon të jetë në pikëpyetje. Kujtojmë që Kurti nuk ka marrë pjesë në takimet mes krerëve të shteteve të rajonit.

Për këtë, Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tha në emisionin Repolitix, se projekti i Shengenit ballkanik duhet vijuar.

“Nuk e shoh si pengesë raportin personal mes dy kryeministrave Kurti dhe Rama. Shengeni ballkanik është zero. Nuk na komandojnë ne ata. Ata nuk marrin pjesë në Shengenin Ballkanik. Unë them që Shengeni Ballkanik duhet vazhduar. Është një bashkim rajonal që do çojë në një bashkim të mëtejshëm” – tha Klosi.

Në të njëjtin mendim është dhe sekretarja e jashtme e PS-së Teuta Vodo. Ajo thotë se shengeni ballkanik do të shërbejë një shtyrë për Shqipërinë drejt tregut ekonomik europian.

“Nuk është e thënë që raporti të jetë personal. Kur të takohen jo si individë por si dy kryeministër. Në diplomaci është e rëndësishme dhe kimia njerëzore. Çdo kryeministër i Kosovës është i detyruar që të vijë të bëjë një vizitë. Dy kryeministrat e këtyre dy vendeve duhet të kenë raportin më të mirë të mundshëm. Ka diçka që i shqetëson të gjithëve, Serbia në këtë skenar është më e favorizuara. Nëse ne kemi frikë nga ky bashkim, çfarë do ndodhë nëse ne nesër, pas shumë vitesh futemi në tregun unik? Nëse ne na tremb tregu serb, çfarë do na ndodhë nesër nëse nuk do jemi të përgatitur për tregun më të madh dhe me standarte më të larta” – tha Vodo.

Ndërsa gazetari Ilir Babaramo tha se ky projekt nuk ka të ardhme dhe se administrata e zgjedhur amerikane e cila është mbështetëse e Kosovës, nuk do ketë ndikim në shengenin ballkanik.

“Kam përshtypjen që nuk do ketë të ardhme. Nuk besoj që do ketë ndikim administrata amerikane në këtë çështje. Kjo është e disfavorshme për shqiptarët. Kjo duhet të jetë një ushtrim përpara se të futemi në tregun europian. BE të subvencionon që të bëhesh kompetitiv” – tha Babaramo.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trnakop Kacija: 17/02/2021 07:07

    Sa ma larg Kosove ju te Shqiperise - merruni me Shqiperi me njeri tjetrin larg duart prej Kosove. A MORRET VESH!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja