Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Begaj uron presidenten e re Gordana Siljanovska-Davkova

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Begaj uron presidenten e re Gordana Siljanovska-Davkova

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj uroi sot  Gordana Siljanovska-Davkova për zgjedhjen në detyrën e Presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si e para grua në krye të shtetit.

Në një postim në profilin e tij në platformën X, shpreh bindjen për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Urime, Gordana Siljanovska-Davkova, e para grua e votuar si Presidente e RMV. Jam i bindur se së bashku do të forcojmë më tej marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira midis vendeve tona mike, si vende anëtare në NATO dhe anëtare të ardhshme në BE, për të cilën shqiptarët në RMV mbeten tërësisht të angazhuar”, shkroi Begaj.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Nga sheshi 'Skënderbej' në Tiranë, nis turi i 81-të çiklistik i Shqipërisë! Mësoni pesë etapat

Nga sheshi 'Skënderbej' në Tiranë, nis turi i 81-të çiklistik i Shqipërisë! Mësoni pesë etapat