Vetëm katër ditë deri në zgjedhjet e 3 nëntorit, dy kandidatët për president amerikan i përqëndruan përpjekjet të premten në shtetet e lëkundura të cilat pritet të përcaktojnë edhe fatin e zgjedhjeve.
Presidenti Donald Trump zhvilloi ditën e djeshme takimet në Miçigan, Minesota dhe Uiskonsin, ndërsa Biden ishte në Minesota, Uiskonsin dhe Ajova.
Biden gjatë takimit të tij në Ajova, akuzoi edhe njëherë presidenti Trump se kishte hequr dorë nga të mbrojturit të qytetarëve të vet dhe nga lufta ndaj Covid-19 dhe theksoi edhe njëherë se ky shtet ishte goditur nga shifra rekord me koronavirus dhe ritme të larta të shtrimit në spital.
“Ndryshe nga Donald Trumpi, ne nuk do të dorëzohemi para virusit,” tha ai.
Presidenti Trump tha para përkrahësve në një tubim në Miçigani tha se rivali i tij Biden kishte parashikuar një dimër të zymtë për arsye të pandemisë.
“Tamam për atë ka nevojë vendi, për një dimër të gjatë e të zymtë dhe një udhëheqës që përmend këto gjëra,” tha zoti Trump.
Presidenti tha se një vaksinë e sigurtë do t’i shpëtonte amerikanët brenda pak javësh, duke shtuar se vaksina do të ofrohej falas, pasi sipas tij i vetmi fajtor në këtë mes është Kina.
Sipas një analize të disa anketave kombëtare të përgatitur nga organizata Real Clear Politics, dy kandidatët janë thuajse barazim në Florida dhe Karolinën e Veriut, ndërsa presidenti renditet pas zotit Biden në Miçigan, Pensilvani dhe Uiskonsin.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
11.5%
-
Të gabuar
83.8%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 5325
Lajme të tjera
-
Dhoma e Përfaqësuesve voton këtë javë për ndihmën për Ukrainën dhe Izraelin
18 Prill, 09:33
-
Sondazhi i Gallup: Vazhdon të bjerë besimi tek institucionet amerikane
17 Prill, 16:27
-
Meta sulmon sërish Dumanin: Më ke çuar njerëz që të iki nga Shqipëria! SHBA të ka thënë më fut në burg, nga qelia do e shkrij atë celulë kriminale
17 Prill, 11:13
-
SHBA, BE dhe Britania dënojnë sulmet e Metës ndaj kreut të SPAK: Krah drejtësisë, mbështesim ata që do t’i japin fund pandëshkueshmërisë
17 Prill, 08:43
-
Sulmi ndaj Izraelit, SHBA dhe BE gati sanksionet e reja ndaj Iranit! Blinken bisedë me kryeministrin e Katarit: Duhet shmangur përshkallëzimi
17 Prill, 08:04
-
SHBA/ Kongresi dërgon në Senat akuzat për shkarkimin e Sekretarit të Sigurisë Kombëtare, detyrojnë zhvillimin e një gjyqi
17 Prill, 07:31
-
Komisioni i Senatit miraton kandidaturën e ambasadorit të ri amerikan në Shqipëri, David J. Kostelancik
16 Prill, 20:52
-
Gjykata e Lartë shqyrton vlefshmërinë e një prej akuzave të 6 janarit
16 Prill, 18:18
-
NASA: Objekti që goditi një shtëpi në Florida erdhi nga Stacioni Hapësinor
16 Prill, 11:16
-
Pse disa vende arabe po e ndihmojnë Izraelin kundër Iranit?
16 Prill, 08:53
-
Donald Trump në gjyqin e parë penal ndaj një ish Presidenti në SHBA
16 Prill, 08:27
-
Ben Blushi: Pse e sulmoi Irani Izraelin
15 Prill, 20:58