Zgjedhjet në SHBA/ Liderët e Ballkanit mesazh Trump! Banorët e Mitrovicës së Veriut e urojnë me banerin në shesh: Urime fitorja, president!

Zgjedhjet në SHBA/ Liderët e Ballkanit mesazh Trump! Banorët e Mitrovicës së Veriut e urojnë me banerin në shesh: Urime fitorja, president!

Tabela ne Mitrovice

“SHBA mbetet partner i palëkundur dhe aleati i domosdoshëm i Kosovës”. Me këtë fjali zgjodhi të urojë fitoren e Donald Trump Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e cila shtoi se mezi pret të punojë me administratën e re për të thelluar më tej lidhjen unike dhe aleancën strategjike Kosovë-SHBA.

Kryeministri Albin Kurti shkruajti në X se SHBA-ja është aleate kyçe, mike dhe partnere e Kosovës, dhe që mezi pret të punojë së bashku me të për përparim dhe paqe.

“Urime president Donald Trump për fitoren tuaj elektorale. SHBA-ja është një aleat, mik dhe partner kyç i Kosovës dhe ne mezi presim të punojmë së bashku për përparim dhe paqe”, ka shkruar Kurti në X.

E ndërsa urimet e liderëve u përcollën përmes rrjeteve sociale banorët e Mitrovicës së Veriut  shkuan një hap më tej.

Vendosën një baner në shesh, me fotografi të Trumpit dhe afër flamurin amerikan dhe atë serb, me shkronja cirilike, kanë shkruar: "Urime fitorja, president!"

Ndër urimet e para menjëherë pasi Donald Trump shpalli fitoren ishte ai i presidentit të Serbisë.

 Aleksandar Vuçiç, uroi republikanin Trump duke shkruar në rrjetin X “së bashku, përballemi me sfidat serioze që kemi përpara. Serbia është e angazhuar të punojë me SHBA-në për stabilitet, rritje dhe paqe”.

Fitoren e Trumpit e mirëpriti edhe presidenti prorus i Republikës Srpska në Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik, i cili është në listën e zezë të SHBA-së.

“Një nga fitoret më të rëndësishme elektorale në historinë e fundit të SHBA-së, por edhe të botës”, shkroi Dodik në X.

Edhe nga Kosova liderët shtetërorë e partiakë në Kosovë përcollën urimet e tyre.

Gjatë viteve që administrata amerikane është udhëhequr nga presidenti demokrat Joe Biden, Serbia dhe liderët e saj politikë kanë vazhduar të mbajnë marrëdhënie të ngushta me ish të dërguarin amerikan për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës gjatë administratës së ish-presidentit Donald Trump, Richard Grenell.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis shprehu bindjen se marrëdhëniet greko-amerikane do të jenë të qëndrueshme dhe produktive me rizgjedhjen e Trump.

Kryeministri i Maqedonisw sw Veriut Hristijan Mickoski, uroi pwrmes një shkrimi në Facebook.

“Ne shpresojmë që të thellojmë më tej partneritetin dhe bashkëpunimin tonë të fortë, veçanërisht në fushat e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe reformën demokratike”, shkroi Mickoski.

Edhe kreu i partisë opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka uruar Trumpin dhe ka theksuar rëndëinë e zgjidhjes së “çështjeve të hapura në Evropën juglindore” përmes mbështetjes nga administrata amerikane.

Ndërkohë, presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviç, tha se SHBA-ja dhe Mali i Zi janë partnere të palëkundura dhe se janë të angazhuara për përmirësimin e demokracisë, sigurisë, stabilitetit dhe lirisë.
Kryetari i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Denis Beqiroviq, gjithashtu dërgoi një mesazh duke thënë se kjo “do të jetë një mundësi për të forcuar miqësinë dhe partneritetin mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bosnje dhe Hercegovinës”.

“Si aleatë në NATO, mezi presim bashkëpunim të ngushtë me administratën tuaj për të forcimin e miqësisë sonë dhe thellimin e bashkëpunimit”, tha Millatoviq në X.

I lumtur me fitoren e pretenduar të Trumpit u shpreh kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, i cili tha se “më e mira ende nuk ka ardhur për dy vendet tona”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:58
Pacolli feston fitoren e Trump në rezidencën e presidentit në Mar A Lago

Behgjet Pacolli, biznesmen dhe dikur në pozita të rëndësishme në Kosovë, ka treguar se ka marrë pjesë mbrëmë në festimet e republikanëve për rizgjedhjen e Trumpit si president.

“Ndjenjë e veçantë të isha i ftuar në Mar A Lago në festimin e kësaj fitoreje të madhe”, ka thënë ai, duke publikuar disa fotografi në rrjetet sociale, që mund t’i shihni më poshtë.

Pacolli njihet si një mbështetës i Trump dhe ka qenë edhe herë të tjera në rezidencën e Trump në Mar A Lago, Florida.

 

 

Ora 10:52
Zgjedhjet në SHBA/ Kurti uron Trump: Mezi presim të punojmë së bashku për përparim dhe paqe

1728312761_albinkurti.JPG

Foto: Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kurti në një postim në platformën X, ka thënë se SHBA-ja është aleate kyçe, mike dhe partnere e Kosovës, dhe që mezi pret të punojë së bashku me të për përparim dhe paqe.

“Urime president Donald Trump për fitoren tuaj elektorale. SHBA-ja është një aleat, mik dhe partner kyç i Kosovës dhe ne mezi presim të punojmë së bashku për përparim dhe paqe”, ka shkruar Kurti në X.

Kosova ka gëzuar përkrahjen e SHBA-së, ndër vite, pavarësisht kush ka qenë në krye të saj.

Administrata aktuale ka inkurajuar vazhdimisht Kosovën që t’i normalizojë marrëdhëniet me Serbinë si një kusht për të ecur përpara në rrugën e integrimit evropian, ndërsa Trumpi, sa ishte president, ishte dëshmitar i nënshkrimit të një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike.

Megjithatë, Richard Grenell, i cili gjatë administratës Trump ishte përfaqësuesi amerikan në dialogun Kosovë-Serbi, shtyu përpara marrëveshjen për shkëmbimin e territoreve, të cilën Qeveria aktuale e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, e kundërshton ashpër.

Ora 09:10
Vuçiç uron Trump për fitoren në Shtëpinë e Bardhë: Jemi të përkushtuar për të punuar me SHBA për stabilitet, rritje dhe paqe

1730880696_vucicdhetrump.jpg

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka përgëzuar Trumpin, për fitoren në zgjedhjet presidenciale për Shtëpinë e Bardhë.

Agjencitë më të mëdha amerikane ende nuk e kanë shpallur Trumpin fitues dhe janë në pritje të numërimit të mëtejmë të votave.

“Së bashku, ne do të përballemi me sfida serioze. Serbia është e përkushtuar për të punuar me Shtetet e Bashkuara për stabilitet, rritje dhe paqe”, ka thënë Vuçiç përmes një postimi në X.

 

Ora 16:48
Osmani: Kosova e bekuar me përkrahjen bipartizane amerikane

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se pavarësisht se kush do t’i fitojë zgjedhjet presidenciale demokratja, Kamala Harris apo republikani, Donald Trump, SHBA do të mbetet aleati më i rëndësishëm strategjik i Kosovës.

E pyetur për ndikimin e zgjedhjeve amerikane në Kosovë, e para e shtetit ka thënë se vendi ynë në vazhdimësi e ka pasur mbështetjen e qeverisë amerikane pavarësisht se kush ka udhëhequr me Shtëpinë e Bardhë.

“E kemi fituar lirinë kur në qeverisje kanë qenë demokratët, derisa kur kemi fituar pavarësinë në qeveri kanë qenë republikanët. Pra, Kosova vërtetë ka qenë shtet i bekuar me përkrahje bipartizane (dypartiake) amerikane. Është vendim i popullit amerikan, ne do të vazhdojmë bashkëpunimin me këdo që do të zgjidhet. Me rëndësi është që SHBA-të vazhdojnë të jenë lider të botës së lirë dhe aleati më i rëndësishëm strategjik i Kosovës. Ashtu do të vazhdojë të jetë edhe pas kësaj date”, ka theksuar Osmani në një deklaratë për media, pasi mori pjesë në lansimin e raportit të UNICEF-it mbi gjendjen klimatike për fëmijët në Prishtinë./RTK

S.G/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Tensione dhe sherr në Parlament, Gogu i përgjigjet Bardhit: Lajmë gojën kur të flasësh për socialistët! Qëro njëherë hesapet me kolegët e grupit tënd

Tensione dhe sherr në Parlament, Gogu i përgjigjet Bardhit: Lajmë gojën kur të flasësh për socialistët! Qëro njëherë hesapet me kolegët e grupit tënd