Zgjedhjet/ Nard Ndoka 'kundër' të gjithëve, 'harron' projektin pilot, propozon votim dhe numërim elektronik në të gjithë vendin

Zgjedhjet/ Nard Ndoka 'kundër' të gjithëve, 'harron' projektin pilot, propozon votim dhe numërim elektronik në të gjithë vendin

Nard Ndoka

Partia Demokristiane e Shqipërisë i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që votimi dhe numërimi elektronik të aplikohet në të gjitha qarqet e vendit, në një kohë që projekti mund të implementohet në jo më shumë se 20% të vendit.

Ndoka ka dalë kundër të gjithëve duke kërkuar që të aplikohet në të gjithë vendin, pasi kujtojmë se PD dhe LSI kanë propozuar Korçën dhe Fierin si dy zonat ku të bëhet projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik.

Pasi Partia Demokratike dorëzoi shkresën në KQZ mësohet se edhe LSI ka të njëjtat propozime, të cilat janë depozituar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Kurse PS ka propozuar disa zona të Tiranës dhe Korçën, ndërsa Bindja Demokratike ka propozuar  vetëm Tiranën.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka kërkuar që ditën e nesërme të zhvillojë një takim me përfaqësuesit e partive politike, lidhur me implementimin e projektit pilot, numërimin dhe votimin elektronik në zgjedhjet e 25 prillit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ratabolja: 13/01/2021 08:53

    O Shqiptar shikoni çfar katastrofe ka Shqipria Nard Ndoka komplet idjot me shkoll të lart e pa shkoll të mesme. E ky idjot ka 30 vjet që mer pjes në politikën e bastardit salmut bershurrra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Britania i hapi rrugë dërgimit të emigrantëve në Ruanda, avokati: Do çohen edhe shqiptarët, vendim i paligjshëm

Britania i hapi rrugë dërgimit të emigrantëve në Ruanda, avokati: Do çohen edhe shqiptarët, vendim i paligjshëm