Në 3 mandatet e Lulzim Bashës, PD ‘humb’ 44 mijë anëtarë! Zgjedhjet në PD, tkurrje anëtarësie në çdo proces

Lulzim Basha e gjeti Partinë Demokratike në Vitin 2013 me 120 mijë anëtarë, dhe mandatin e tretë të tij si kryetar i PD e fitoi me afro 33 mijë vota.

Një proces i shoqëruar mes kritikave për parregullsi, por edhe mes akuzash të forta se anëtarët e PD u hoqën nga listat qëllimisht, për të mos votuar kandidatët përballë kryetarit në detyrë.

Por ndonëse këto akuza konsiderohen si të pabaza, ka tkurrje të listës së anëtarësisë së PD, të dhëna të publikuara nga vetë PD në proceset zgjedhore për kryetarin.

Nuk dihet ende nëse këto të dhëna janë fakte të sakta, apo lista është tkurrur për qellime të pretendetit kryesor në PD.

Në 2013, numri i anëtarëve të PD ishte 120 mijë, ndërsa për katër vite ajo ra me 17 mijë anëtarë, pasi në procesin zgjedhor për kryetarin e partisë në 2017, lista kishte 103 mijë.

Tkurrja më e madhe vjen gjatë mandatit të dytë të Bashës, e njëkohësisht katër-vjecarit të dytë të demokratëve në opozitë.

Përgjatë kohës që PD doli në protesta masive, la parlamentin dhe dogji mandatet, anëtarësia e saj u ul me 27 mijë e 933 anëtarë. Jemin Gjana deklaroi në nisje të procesit të zgjedhjeve të brendshme pak javë më parë, se të drejtën për të votuar e kishin 75 mijë e 76 anëtarë.

Që prej 2013, kohë kur PD doli në opozitë, anëtarëisa është tkurrur me 44 mijë e 924 anëtarë, ose më shumë se 1/3 e saj. Rënia e numrit të anëtarësisë,  ka ndikuar edhe në numrin e votave me të cilin Basha është konfirmuar në krye të PD.

Në 2017, Basha mori drejtimin e partisë për herë të dytë me besimin e 53931 demokratëve, ndërsa mandatin e tretë më 13 Qershor Bashës ia besuan vetëm 32882 anëtarë të PD.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Përkujtohet 80-vjetori i betejës së Margëlliçit, Balla: Askush mos guxoj të përdhosë historinë dhe të rivrasë të rënët tanë

Përkujtohet 80-vjetori i betejës së Margëlliçit, Balla: Askush mos guxoj të përdhosë historinë dhe të rivrasë të rënët tanë