Zgjedhjet rajonale në Francë, zhgënjejnë Macron dhe Le Pen

Abstenim marramendës, dështim i së djathtës ekstreme dhe partisë së drejtuar nga presidenti francez, një hakmarrje e së majtës dhe e djathtë tradicionale, kështu u përceptuan zgjedhjet rajonale të së dielës në Francë, duke e bërë pothuajse të pamundur deshifrimin e e tyre.

Zhgënjimi më I madh mbete për Marine Le Pen, lideren e të djathtës ekstreme , edhe pse në sondazhet paraprake ajo rezultonte fituese në disa rajone, ajo nuk arriti të siguronte fitore në asnjërin prej tyre.

Në shënjestër të partisë së Le Penit, Tubimi Kombëtar, ishte rajoni Provence, por kandidati i partisë së saj, Thierry Mariani, humbi kundrejt kandidatit republikan, Renaud Muselier.

Ngjashëm dobët doli edhe partia në pushtet e presidentit Emmanuel Macron, e cila po ashtu nuk arriti të sigurojë fitoren në asnjë rajon.

Partia e Macronit, Republika në Marshim, po ashtu nuk arriti të fitojë asnjë rajon. Kjo është hera e parë që partia e Macronit merr pjesë në zgjedhje rajonale, pasi herën e fundit kur janë mbajtur ato, më 2015, ajo nuk ka ekzistuar.

Ajo që tërhoqi jo pak vëmëndje është pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, vetëm një e treta e qytetarëve me të drejtë vote, votuan. Zgjedhjet u vëzhguan nga afër, pasi zgjedhjet presidenciale mbahen pas më pak se një viti dhe Macron dhe Le Pen u përballën me njëri-tjetrin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2017.

Rezultati i zgjedhjeve rajonale solli fitore për Republikanët, që janë konservatorë tradicionalë, dhe Partinë Socialiste, pasi arritën të ruajnë kontrollin në disa rajone.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Raketat ruse në Odessa godasin një infrastrukturë

Raketat ruse në Odessa godasin një infrastrukturë