Berisha i merr aleatët Alibeajt, pas aleancës me Metën konfirmon koalicionin opozitar: Dalim me një kandidat të përbashkët në zgjedhje

Berisha i merr aleatët Alibeajt, pas aleancës me Metën konfirmon koalicionin opozitar: Dalim me një kandidat të përbashkët në zgjedhje

Ish-kryeministri Sali Berisha

TIRANË- Pas dakordësisë së arritur me Partinë e Lirisë së Ilir Metës, Sali Berisha ka arritur një marrëveshje edhe me partitë aleate të PD-së! Që do të thotë se në zgjedhjet vendore të 2023 do të dalin me një kandidat të përbashkët. Propozimi i Sali Berishës është pranuar nga Fatmir Mediu, Vangjel Dule, Agron Duka dhe Dashamir Shehi, duke e lënë totalisht të vetëm në këtë betejë Enkeljd Alibeaj dhe grupin e tij. Vendimi është konfirmuar zyrtarisht nga selia blu, me anë të një njoftimi zyrtar të shpërndarë publikisht për mediat, teksa nga ana e vetë protagonistëve nuk ka pasur asnjë reagim.

"Kryetari i PD Sali Berisha takohet me kryetarët e partive aleate. U diskutua për bashkëpunimin për zgjedhjet e ardhshme vendore dhe u ra dakord të dalin në zgjedhje me kandidat të përbashkët.

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha zhvilloi një takim me kryetarin e Partisë Republikane z. Fatmir Mediu, kryetarin e Partisë së të Drejtave të Njeriut z. Vangjel Dule, Kryetarin e Partisë Agrare - Ambientaliste z. Agron Duka dhe kryetarin e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar z. Dashamir Shehi.

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin midis këtyre forcave politike në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe u ra dakord që këto forcat politike të dalin në zgjedhje me kandidat të përbashkët. Takimi u karakterizua nga fryma e mirëkuptimit të plotë", thuhet në njoftim.

Ky është pozicionimi i parë që bëjnë partitë aleate në grupimet brenda PD, pasi më herët kishin vendosur të mos i bashkoheshin asnjërës nga palët në selinë blu.

Kjo marrëveshje vjen një ditë pasi Sali Berisha u takua në selinë e PD edhe me kreun e PL-së, Ilir Meta. Ky i fundit bëri me dije se ia ka lënë në dorë Berishës që të zgjedhje kandidatët për vendoret, ndërsa do të ulen për negociata që Partisë së Lirisë t’i lihen bashki të caktuara. Disa prej deputetëve të grupit të Alibeajt janë të mendimit që në zgjedhje opozita duhet të dalë me një kandidat të vetëm, por nuk kanë bërë asnjë hap drejt kësaj rruge.

Zgjedhjet vendore të 2023 priten të mbahen nga periudha 14 prill-14 maj. PD-ja e Berishës dhe mazhoranca kanë rënë dakord për 14 majin, e ndërsa edhe këtë çështje Alibeaj është i vetëm, me kërkesën që gara për Bashkitë të mbahen sa më shpejt.

B.K./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem Gahinji: 06/10/2022 09:31

    Partita e foltores eshte parti e paligjeshme, pra nuk njihet ligjerisht. Si mund te futet ne zgjedhje nje parti e tille? Tjeter pune nese kjo parti foltores shkrihet ne partine e lirise. Pra nuk ka te bene me aleance zgjedhore, por me bashkim te dy partive ne nje te verme. VETEM kjo legjitimon foltoren ne zgjedhje, por jo perfaqsimi si alleate me kandidate te perbashket.

    Përgjigju
  • Opozita: 06/10/2022 04:28

    Po keta ose jane te rrjedhur, ose te mbaruar, ose Sala i ka tredhur e nuk shkojne me tutje se bolet e Sales. Nuk kam dyshime jo o njerez por kjo eshte e verteta. Njerez te mbaruar qe kane per te vdekir si krimbat e gjizes, sahanlepires.

    Përgjigju
  • Tironsi: 05/10/2022 23:21

    KOT E KA, KTA EMRA JANE TE MBARUAR POLITIKISHT E ELEKTORATIKISHT...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Samiti i BE në Tiranë do përshpejtojë integrimin?



×

Lajmi i fundit

Britania: Sulmet e Kievit ndaj bazave ruse janë një goditje për Moskën

Britania: Sulmet e Kievit ndaj bazave ruse janë një goditje për Moskën