Zgjedhjet vendore, Duka-Metës: Ftesa për një kandidaturë të përbashkët, vetëm për Berishën apo për të gjithë opozitën?

 

Kreu i Partisë Ambientaliste Agrare, Agron Duka thotë për Report Tv se opozita duhet të dalë me një kandidat të përbashkët për zgjedhjet vendore 2023. Në një intervistë për gazetarin Arbi Fortuzi, Duka tha se nëse nuk dilet me një kandidat të përbashkët rrezikon të përsëritet e njëjta situatë si në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, ku të ndahet vota mes kandidatëve të opozitës.

“Mendimi është që nëse do dalin kandidatë nga primaret e Berishës, vetëm dhe jo me konsensusin gjithë opozitës, mund të rrezikojmë në përsëritje të situatës më 6 mars. Në rast të tillë do ndahet vota. Të bën të pamundur të fitosh përballë një kandidaturë të fortë të PS. Vetëm nëse bëhen primare të hapura, nëse zgjidhet një kandidaturë e vetme nga e gjithë opozita, përfshirë këtu edhe partitë e vogla, vetëm atëherë mund të kemi shpresa që të fitojmë zgjedhjet vendore”, tha Duka.

Duka komentoi edhe deklaratën e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta që opozita duhet të dalë me një kandidat të përbashkët. Duka i drejtoi edhe një pyetje Metës, nëse nënkupton daljen me një kandidat të përbashkët vetëm me Sali Berishën apo edhe me pjesën tjetër të opozitës.

“Kemi patur bisedime vetëm brenda aleatëve të vegjël, me deputetë të shkëputur të PD, por jo me Berishën apo Alibeajn. Kam dëgjuar një deklaratë të Metës që duhet t dalim me kandidaturë të përbashkët. Kjo është pozitive. E ka fjalën kandidaturë të përbashkët Partia e Lirisë- Berisha, apo e ka kandidaturë e përbashkët që të përfshijë gjithë opozitën dhe njerëz që janë jashtë politikës, por dëshirojnë që të fitojë opozita. Nëse e ka për të dytën do ishte pozitive, nëse e ka për të parën do ishte e njëjta skemë”, u shpreh Duka.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet vendore, Mediu: Të dalim me një kandidat të përbashkët! Duka-Metës: Ftesa për koalicion, vetëm për Berishën apo për të gjithë opozitën?


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Ngarkesa 1 ton shkëputet nga vinçi dhe zë poshtë 52-vjeçarin kosovar, humb jetën në vend

Itali/ Ngarkesa 1 ton shkëputet nga vinçi dhe zë poshtë 52-vjeçarin kosovar, humb jetën në vend