'Vendoret'/ PS jo shans të dytë për Dritan Lelin, Klosi në Report Tv: Ndryshime në Vlorë! Konfirmojmë Veliajn! Luftojmë për Shkodrën

TIRANË- Një nga kryebashkiakët i cili nuk do të marrë besimin e kryesocialisti Edi Rama për një mandat tjetër është Dritan Leli në Vlorë. Këtë e konfirmon drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Blendi Klosi, i cili tha në për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv se në këtë bashki do të ketë ndryshime, por ende nuk bëri me dije detaje të tjera.

Ky ndryshim vjen për shkak të marrëdhënieve të krisura kohët e fundit mes Ramës dhe Lelit, me argumentin se ky i fundit nuk ka bërë aq sa duhet për këtë bashki. Ndërsa siç ishte paralajmëruar edhe nga Rama, Klosi konfirmoi se Erion Veliajt do t’i besohet sërish kandidimi për Bashkinë e Tiranës.

“Situata në Vlorë, është një ndarje e gjithë strukturës së partisë me situatën e Vlorën me një problematikë që erdhi duke u agravuar. Distancimi publik i Edi Ramës dhe PS është mjaftueshmërisht për të kuptuar që në Vlorë do ketë ndryshim. Në Vlorë do kemi ndryshim, por sesi do rrjedhë ngjarja. Nuk kam emra se kush do jetë kandidat apo kush s’do jetë kandidat.

Tirana është shembulli më i plotë i gjithë këtyre që ne folëm për mënyrën sesi kemi reaguar, qeverisur. Bashkëpunim i suksesshëm nëpërmjet qeverisë qendrore dhe lokale. Siç e ka thënë edhe kryeministri Edi Rama nuk ka arsye që të mos jetë rikandidat për bashkinë e Tiranës dhe padyshim të gjitha sondazhet e nxjerrin fitues i thellë i kësaj bashkie dhe do të ketë mbështetjen e të gjithë socialistëve dhe qytetarëve”, tha Klosi.

Ndryshe opozita e cila nuk ka ende një strategji të qartë për zgjedhjet e ardhshme vendore, Partia Socialiste ka nisur përgatitjet, ndërsa në fillim të vitit Sekretari organizativ i PS-së, Klosi tha se do të dalin në terren për fushatë. Ndërkohë, pas ndryshimeve të drejtuesve politikë në Shkodër, Vlorë, dhe Kukës, Klosi thotë se nuk priten ndryshime të tjera, pasi situata është e qëndrueshme.

“Në dhjetor në janar të jemi të gjithë në terren. Por nëse do shkojmë vetëm për të takuar anëtarët e partisë kjo do ishte një punë e mëngët. Bë mbledhjen e djeshme u  fol fort që duhet të kemi komunikim me qytetarët, tu flasim atyre. (...)Zgjodhëm në qershor, bashkëkryetarët në 61 degët e partisë. Kemi një situatë më të qëndrueshme. Drejtuesit politik, janë të gjithë fleksibël, njerëz që shkojnë në territor. Përgatisin strukturën për zgjedhjet e ardhshme”, tha Klosi në Report Tv.

Klosi tha se synojnë të marrin shumicën dërrmuese të bashkive të vendit, ndërsa tha se do të luftojnë shumë fort për të marrë edhe bastionin historik të djathtë, Shkodrën.

Kemi bindje që do fitojmë shumë bashki të vendit. Zgjedhjet para 1 viti dëshmuan që PS ka forcën të fitojë shumë bashki të vendit. Do marrim në mënyrë të konsiderueshme bashki të nivelit të parë por edhe të dytë. Do luftojmë fort për të marrë shkodran, për të parë më pas edhe për bashkitë të nivelit të dytë. Shkodra nuk është mision i pamundur, është mision që duhet luftuar. PS nuk e ka luksin qoftë edhe një bashki, të vogël të thotë se morëm. Ne kemi detyrën të luftojmë”, u shpreh Klosi.

Ai komentoi zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, i cili tha se treguan që edhe me opozitën në garë, PS është forcë fituese. 

 

Intervista e plotë

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Opionisti: 28/09/2022 21:45

    Per bashkine vlore mund te veje parsarsi vloraj rama te ve ne berate per bashkine parsarsi muzaka ose te tjerr ne durres per bashkine ta veje socialiste pasarsi topia ne tepelene per bashkine pasarsi ali pasha tepelene

    Përgjigju
    • Per opinionistin: 29/09/2022 00:41

      Meso te shkruash or TRAP

    • Abetare: 29/09/2022 00:20

      Opinionisti lërë shkrimin se s'bën për ty, vetëm ti e kupton atë që ke shkruar. Gjej një abetare dhe nise nga e para gjuhën shqipe.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis i cilësisë së lartë

VIDEO/ Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis i cilësisë së lartë