Zgjedhjet vendore të 14-majit, nesër KQZ shqyrton listat për anëtarët e KZAZ-ve! PD nuk futet në rendin e ditës

Zgjedhjet vendore të 14-majit, nesër KQZ shqyrton listat për anëtarët e KZAZ-ve! PD nuk futet në rendin e ditës

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi

Ditën e nesërme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë listat e dërguara nga partitë politike për anëtarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor. Në listën e çështjeve që do të shqyrtohen vihet re se Partia Demokratike është lënë jashtë, pavarësisht se në 29 janar, grupi i Alibeajt me firmë të Gazment Bardhit, ka paraqitur listën e plotë me anëtarët e KZAZ-ve.

Në njoftimin e publikuar nga Komisoni Qendror i Zgjedhjeve bëhet e ditur se do të shqyrtohen vetëm listat e dorëzuara nga Partia e Lirisë, Partia Socialiste dhe ajo Socialdemokrate.

Çështje që pritet të shqyrtohen në mbledhjen e KQZ-së ditën e nesërme:  

  1. Projektvendim “Për emërimin e anëtarëve të Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, të propozuar nga “Partia e Lirisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
  2. Projektvendim “Për emërimin e anëtarëve të Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, të propozuar nga “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
  3. Projektvendim “Për emërimin e anëtarëve të Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, të propozuar nga “Partia Socialdemokrate e Shqipërisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
  4. Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së Koalicionit për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara për vëzhgimin e zgjedhjeve, për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
  5. Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Bashkisë Librazhd, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
  6. Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Bashkisë Lushnjë, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
  7. Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Bashkisë Roskovec, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
  8. Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Bashkisë Tiranë, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
  9. Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
  10. Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Ministrisë së Kulturës, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
  11. Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Ministrisë së  Turizmit dhe Mjedisit, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
  12. Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Prefektit të Qarkut Korçë, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
  13. Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Ministrisë së  Drejtësisë, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
  14. Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
  15. Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Autoritetit të Mediave Audiovizive, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
  16. Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
  17. Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Bashkisë Berat, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
  18. Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Bashksë Cërrik, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
  19. Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Bashkisë Dimal, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
  20. Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Bashkisë Durrës, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
  21. Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Bashkisë Elbasan, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.

Siç thuhet në njoftim, do të vijojë hetimi administrative për shkelje të konstatuara mbi raportimin e veprimtarive me karakter publik të institucioneve qendrore dhe vendore si dhe agjencive dhe/ose ndërmarrjeve shtetërore, për periudhën 24 janar – 2 shkurt 2023.

Në një konferencë për mediat, Celibashi paralajmëroi rrezikun e mosregjistrimit të PD-së në zgjedhje derisa palët ende nuk kanë zgjidhur ngërçin mes tyre ku ende nuk është e qartë se kush e ka tagrin për të marrë vendime si kreu i partisë.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ard: 08/02/2023 09:08

    Celibashi pret te kthehet Mediu nga Amerika .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Rusia sërish kërkon debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

Rusia sërish kërkon debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë