'Zgjedhorja', Alibeaj: Opozita nuk ka propozime të reja që prej 9 marsit

Në përgjigje të ambasadores së ShBA-së, Yuri Kim, e cila i kërkoi opozitës që të heqë dorë nga kushtet e reja për reformën zgjedhore, ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj në një intervistë për emisionin "5 pyetje nga Babaramo" në Report TV tha se opozita nuk ka bërë propozime të reja që prej 9 marsit.

Palët politike nuk arritën dot konsensusin brenda afatit të përcaktuar nga vetë ata, ndërsa opozita ka kërkuar që nesër përsëri të ketë një mbledhje të Këshillit Politike. Për Alibeajn, kjo reformë as nuk ka dështuar, por as nuk ka përfunduar.

"Identifikimi biometrik është diskutuar në këtë vend që në 2012, atëherë kur Partia Socialiste ishte në opozitë dhe ne në qeveri. Që atëherë është artikuluar si kërkesë çështje e teknologjisë. Çështja e administratës zgjedhore është artikuluar nga 2017 e këtej. Çështja e Gjykatës Kushtetuese ka dalë për herë të parë vjet në këtë kohë kur doli raporti i ODIHR-it. Në tryezën politike, propozimet tona janë dërguar në 9 mars. Nga 9 marsi nuk ka asnjë kërkesë të re që të zërë në befasi ndonjë. Situatë të re, qasje të re ka. Kjo është qasje e kundërshtarit", deklaroi Enkelejd Alibeaj.

Për opozitën, mazhoranca ka refuzuar të gjitha ato kërkesa, që ata i quajnë të rëndësishme, si identifikimi biometrik dhe depolitizimi i administratës. Sipas Alibeajt, nëse nuk realizohen këto nuk mund të ketë ndryshim sistemit.

"Më e rëndësishme është çfarë vote jemi duke futur në këtë makineri që quhet sistem apo formule. Nëse ne fusim votë të deformuar, të blerë, votë që e shpall njëra palë bëj çfarë sistemi të duash produkti do të jetë i deformuar. Nëse arrijmë që vota të jetë e lirë e ndershme dhe e barabartë, ne jemi të hapur për çfarë do lloj sistemi", u shpreh Alibeaj.  

B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të ketë ndryshime në qeveri?

Komento

Komente

  • tori: 02/06/2020 13:11

    Po tani mor hor,cfar do beni.E njejta mentalitet:te genjejme,te mos flasim,te manipulojme thellesisht katundaresk e te njejtes parti me emrin PD.Shikojeni mire vetingun:kan mbetur pak e aspak prokuror e gjykates malcor e katunar bile drejt te themi tropojane.Cfar do beni kur te aprovohet reforma zgjedhore? Do I tregoni drejt popullit se ju opozita jashteparlamentare genjeni ashiqare pa u turperuar e skuqur se ishit ju qe bllokuat reformen zgjedhore.Do I thoni popullit o bande e rencakeve profesionist te grumbulluar masivisht ne PD(a ka ba ndokun vaki,me pas rrena kaq randesi) se ambasadorja Kim e perfaqesuesit Europiane nuk genjyen,por treguan te verteten? Turp o faqezez,pa nder e dinjitet e sigurisht pa shtylle kurrizore e te paafte ne Kulm.

    Përgjigju
  • TURI MIU ALIBAJGA: 02/06/2020 09:49

    O alibajga o nipi isa toskës kriminel me damk. Po ti je një fundërrin një mashtrus hajdut gënjeshtar. Pd është parti me njërzit më ordiner të Ruzullit. Pd parti prostitutash e parti kriminelësh e hajdutësh. Sa të jet jeta ju nuk vini në pushtet. Pisat e kombit.

    Përgjigju
  • tani: 02/06/2020 07:10

    E njajta psikollogji kutandareske idiote e mashtruese made-in PD.Ambasadorja e nderuar amerikane KIM thot qartazi qe PD E LSI nxjerrin cdo dite kerkesa te reja ne tavolinen e bisedimeve e ky fshatari firak(perfaqesues I denje I pd) vazhdon te genjeje pa pike turpi.Bashkeatdhetar duhet ta shprehim qartazi kush genjen?Ne se ambasadorja Kim genjen ti tregojme "deren" w ne se perfaqesuesit e PD genjejne duhet te ngrihemi I ti fundosim nje ore e ma pare.Un mendoj se perfaqesuesit e PD e te LSI genjejne jo vetem per kete,por per cdo gje e ne cdo kohe.Mbi rrenen,mashtrimin,manipulimin eshte ndertuar strategjia e gabuar krajtesisht fshatareske me mentalitet regresiv maksimal.Pervec pushtetit ato nuk duan asgje tjeter.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Kryevirologu amerikan: Covid është bërë më i fortë, pandemia në fillimet e saj