Në përgjigje të ambasadores së ShBA-së, Yuri Kim, e cila i kërkoi opozitës që të heqë dorë nga kushtet e reja për reformën zgjedhore, ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj në një intervistë për emisionin "5 pyetje nga Babaramo" në Report TV tha se opozita nuk ka bërë propozime të reja që prej 9 marsit.
Palët politike nuk arritën dot konsensusin brenda afatit të përcaktuar nga vetë ata, ndërsa opozita ka kërkuar që nesër përsëri të ketë një mbledhje të Këshillit Politike. Për Alibeajn, kjo reformë as nuk ka dështuar, por as nuk ka përfunduar.
"Identifikimi biometrik është diskutuar në këtë vend që në 2012, atëherë kur Partia Socialiste ishte në opozitë dhe ne në qeveri. Që atëherë është artikuluar si kërkesë çështje e teknologjisë. Çështja e administratës zgjedhore është artikuluar nga 2017 e këtej. Çështja e Gjykatës Kushtetuese ka dalë për herë të parë vjet në këtë kohë kur doli raporti i ODIHR-it. Në tryezën politike, propozimet tona janë dërguar në 9 mars. Nga 9 marsi nuk ka asnjë kërkesë të re që të zërë në befasi ndonjë. Situatë të re, qasje të re ka. Kjo është qasje e kundërshtarit", deklaroi Enkelejd Alibeaj.
Për opozitën, mazhoranca ka refuzuar të gjitha ato kërkesa, që ata i quajnë të rëndësishme, si identifikimi biometrik dhe depolitizimi i administratës. Sipas Alibeajt, nëse nuk realizohen këto nuk mund të ketë ndryshim sistemit.
"Më e rëndësishme është çfarë vote jemi duke futur në këtë makineri që quhet sistem apo formule. Nëse ne fusim votë të deformuar, të blerë, votë që e shpall njëra palë bëj çfarë sistemi të duash produkti do të jetë i deformuar. Nëse arrijmë që vota të jetë e lirë e ndershme dhe e barabartë, ne jemi të hapur për çfarë do lloj sistemi", u shpreh Alibeaj.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?
-
Shumë
84.7%
-
Pak
9%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 3130
Lajme të tjera
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56
-
Zbardhen propozimet e Rithemelimit për Reformën Zgjedhore: Nga votimi i detyrueshëm, te mekanizmi për krimet zgjedhore drejtuar nga SPAK
17 Prill, 20:39
-
Nga rikthimi i të përjashtuarve në PD te ‘pakti’ PS-Rithemelimi, Alibeaj: Sakrifikuan Zgjedhoren! Politika të mbajë duart larg drejtësisë
15 Prill, 18:19
-
Grupi i dialogut miraton planin e punës për Reformën Zgjedhore, drafti me ndryshime kalon për votim jo më vonë se 1 korriku
15 Prill, 13:23
-
Reforma zgjedhore, të vegjlit propozime për ‘Grupin e Dialogut’! Duka: Më pak zona zgjedhore! Mediu: Primarja, rikthimi i koalicioneve
12 Prill, 16:08
-
Amnistia, Basha në Report Tv: PS dhe Rithemelimi aleancë kundër SPAK! Vula e PD? Zero shanse të shkojë te Berisha! Përjashtoj çdo bashkëpunim me Metën
9 Prill, 14:06
-
‘Grupi i Dialogut’ merr në duar propozimet e Bashës për Reformën Zgjedhore! 6 anëtarët njihen me ligjet që kërkojnë 84 vota (Dokumenti)
7 Prill, 14:59
-
Amnistia penale u votua/ Manja: Të zbatohet sa më parë! Alibeaj: Po goditet SPAK! Përfitojnë zyrtarët
5 Prill, 15:34
-
Qëndrimi i PD-së për amnistinë penale, Alibeaj: Nuk e votojmë nëse përfitojnë zyrtarët e dënuar nga SPAK apo GJKKO
3 Prill, 22:10
-
Grupi 3+3, Çupi skeptike për listat e hapura: Reforma nis me koalicionet! Jo zvarritje hetimit të shkeljeve në zgjedhje
1 Prill, 14:43
-
Krerët e institucioneve të drejtësisë shqiptare në SHBA, zbardhen takimet
29 Mars, 22:24
-
Larg debatit për Himarën, Celibashi për Report Tv: Për ne çështja mbaroi me shpalljen e rezultatit! Apel politikës: Jeni vonë për votën e diasporës
29 Mars, 15:39
Po tani mor hor,cfar do beni.E njejta mentalitet:te genjejme,te mos flasim,te manipulojme thellesisht katundaresk e te njejtes parti me emrin PD.Shikojeni mire vetingun:kan mbetur pak e aspak prokuror e gjykates malcor e katunar bile drejt te themi tropojane.Cfar do beni kur te aprovohet reforma zgjedhore? Do I tregoni drejt popullit se ju opozita jashteparlamentare genjeni ashiqare pa u turperuar e skuqur se ishit ju qe bllokuat reformen zgjedhore.Do I thoni popullit o bande e rencakeve profesionist te grumbulluar masivisht ne PD(a ka ba ndokun vaki,me pas rrena kaq randesi) se ambasadorja Kim e perfaqesuesit Europiane nuk genjyen,por treguan te verteten? Turp o faqezez,pa nder e dinjitet e sigurisht pa shtylle kurrizore e te paafte ne Kulm.
PërgjigjuO alibajga o nipi isa toskës kriminel me damk. Po ti je një fundërrin një mashtrus hajdut gënjeshtar. Pd është parti me njërzit më ordiner të Ruzullit. Pd parti prostitutash e parti kriminelësh e hajdutësh. Sa të jet jeta ju nuk vini në pushtet. Pisat e kombit.
PërgjigjuE njajta psikollogji kutandareske idiote e mashtruese made-in PD.Ambasadorja e nderuar amerikane KIM thot qartazi qe PD E LSI nxjerrin cdo dite kerkesa te reja ne tavolinen e bisedimeve e ky fshatari firak(perfaqesues I denje I pd) vazhdon te genjeje pa pike turpi.Bashkeatdhetar duhet ta shprehim qartazi kush genjen?Ne se ambasadorja Kim genjen ti tregojme "deren" w ne se perfaqesuesit e PD genjejne duhet te ngrihemi I ti fundosim nje ore e ma pare.Un mendoj se perfaqesuesit e PD e te LSI genjejne jo vetem per kete,por per cdo gje e ne cdo kohe.Mbi rrenen,mashtrimin,manipulimin eshte ndertuar strategjia e gabuar krajtesisht fshatareske me mentalitet regresiv maksimal.Pervec pushtetit ato nuk duan asgje tjeter.
Përgjigju