'Zgjedhorja'/ Gjiknuri: Në janar shqyrtojmë ndryshimin e sistemit, si do realizohet transparenca post zgjedhore (VIDEO)

5 kanë qenë pikat kryesore për të cilat është ndalur të flasë bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri. Në deklaratën e tij për mediat, Gjiknuri tha se sa i përket transparencës post zgjedhore, një nga pikat më të diskutueshme ndër vite nga të gjitha partitë, është një metodologji e re. Ai ka sqaruar se pas çdo procesi zgjedhor do të hapen në mënyrë rastësore disa kuti për të parë riparë rezultatin. Për Gjiknurin, kjo do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe tek  administrata.

Ai është ndalur të komentojë edhe ndryshimin e sistemit Zgjedhor, teksa ka theksuar se drafti final nuk do të kalojë në Komision për t'u votuar pa marrë opinionin paraprak të ODIHR.

Fjala e plotë e Gjiknurit
Transparenca postzgjedhore- Sot u trajtua pjesa e tretë dhe e fundit që ka të bëjë me administrimin, kishte të bënte me procesin e ankimimit, përfshirë edhe çështjen  e transparencës post zgjedhore, një element kaq i diskutuar politik vite më parë, që kur kur PS ishte në opozitë. Ideja e krijimit të një metodolgjie e një kampioni të përzgjedhur rastësor ku kuti të caktuara do të hapen për t'u riparë pas daljes së rezultatit dhe kjo do të sjellë një transparencë zgjedhore, por që administrata të jetë më e kujdeshme në administrimin zgjedhor, pasi do ta dinë gjithmonë që këto kuti do të hapen, pas procesit të ankimit.

Ndryshimi i sistemit- Nga ana tjetër, u soll një propozim për sistemin zgjedhor që do të trajtohet në janar, ku do zhvillojmë një seancë të veçantë në lidhje me sistemin. Po përpilohet drafti teknik që mund ta çojmë tek ODIHR për një opinion paraprak informal para se të kalojmë në votim në Komision. 

Ndryshime në KQZ?- KQZ është ajo që kemi diskutuar, nuk do të ketë ndryshime se nuk ka kundërshtim. Por vetëm mënyrën se si do të zgjidhen anëtarët me dispozitë trazitore e KQZ-së.

Procesi i ankesave- Nisur nga ndryshimit thelbësor të sistemit në Drejtësi nga Reforma, Kolegji Zgjedhor do të përfshirë një punë të përzgjedhjes më të madhe të gjyqtarëve, kur të mbarojmë Vettingu do ta zgjerojmë me gjykatat e shkallës së parë të administratives dhe apelit të Administratives, pasi nga Vettingu mund të ikin shumë gjyqtar dhe ne do të kishim mundësi të pakta për t'u përzgjedhur. Nga 2022 ne të mbajmë sistemin aktual, por me ndryshimet e bëra. Pas Vettingut, nga 2022 Për Gjykata e Apelit Administrativ për çështjet Zgjedhore. Ka dhe një propozim për të përfshirë edhe një shkallë të dytë, që mund të përfshihet edhe Gjykata e Lartë.

Teknologjia dhe pjesëmarrja e PD- Ne presim të marrim opinion paraprak nga ODIHR dhe presim propozime nga opozita, që të sjellin çdo propozim që mendojnë të arsyeshme që kanë shqetësim. Puna nuk ka përfunduar. Teknologjia është një mënyrë për të adresuar disa shqetësime të opozitës. Nuk jemi kundër teknologjikë, por do kohën e saj. Nuk mund të presim që deri sa të jetë teknologjia të mos ketë zgjedhje. Nuk mendojmë se sistemi aktual nuk është i keq, por nëse ka shumicë jemi gati ta diskutojmë, por ia kemi lënë këtë të drejtë që të vendosni ato.


Lajmi kryesor:

Zgjedhorja/ Gjiknuri: Pas çdo procesi zgjedhor do hapen disa kuti 'rastësisht' për transparencë! Hajdari: Në janar shqyrtojmë ndryshimin e sistemit (VIDEO)


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Gazetarja tregon vrasjet makabër në Lushnje: Familjarët e të vrarëve kanë frikë të vijnë në gjykatë të dëshmojnë

Gazetarja tregon vrasjet makabër në Lushnje: Familjarët e të vrarëve kanë frikë të vijnë në gjykatë të dëshmojnë