Zgjedhorja/ Opozita parlamentare: Kërkojmë takim të dytë me Ramën! S'morëm përgjigje për kërkesat (VIDEO)

TIRANE-Opozita parlamentare kërkon një takim të dytë urgjent me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e grupit socialist Taulant Balla. Kryetari i grupit Demokrat, Myslym Murrizi u shpreh sot se takimin e kërkojnë, pasi nuk morën përgjigje në takimin e parë për kërkesat e tyre.

"Do të depozitojmë një kërkesë për kryetarin e PS-së dhe grupit, Rama dhe Balla për një takim të dytë, sepse nga takimi i parë nuk morëm përgjigje për kërkesat i paraqitëm në takimin zyrtar. 28 deputetë të opozitës, por edhe të tjerë janë të vendosur të mos qenë fasadë dhe për të mos votuar asnjë dakordësi të treshes, Rama-Basha-Monika, ne hap pas hapi do të koncentrojmë qëndrimin tonë, nëse në mënyrë të njëanshme nga Balla dhe Rama, do të tentojnë që të fusin këtë dakordësi në parlament pa marrë në konsideratë kërkesat e opozitës parlamentare, nuk do të votojmë agjë pa u hapur listat. Ta harrojë Edi Rama dhe këta dy që vijnë vërdallë për të kapur ndonjë deputetë të vobektë për të plotësuar numrat, se do të kenë numrat në parlament paçavuren e 5 qershorit" tha ai.

Në të njëjtën linjës ishte edhe Edmond Stojku, i grupit të Pavarur, që i kërkoi shumicës që të mos guxojnë të miratojnë reformën zgjedhore me vota të trafikuara. "Ne nuk kemi kundërshtoi me palët e tjerë që janë faktorë, por jo aktorë. Nuk kanë të drejtë të delegjitimojnë parlamentin duke urdhëruar që ne vetëm të hyjmë dhe të votojmë atë paçavure, që nuk ka as emrat në fund të listës, por edhe disa firma, që për t'i deshifruar duhet një alfabet arab. Duam takim urgjent me Edi Ramën dhe Taulant Ballën. Mos guxoni të merrni nisma që do të rëndojnë mbi parlamentin dhe opozitën, por edhe në të ardhmen e popullit shqiptar" tha ai.

Por cfarë kërkon opozita parlamentare? Tre janë kërkesat e tyre; hapja e listave, vendosja e pragut 5% dhe ndalimi i koalicioneve. Përfaqësuesi socialist i Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri paralajmëroi pak ditë më parë se për të votuar draftin e 5 qershorit "Nëse nuk gjejmë votat, mund të bëjmë kompromis me opozitën parlamentare mbase edhe për hapjen e listave" tha ai.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi të luante, klubi i Bundesligës me dënim shembullor për ish-mesfushorin e Liverpool

Refuzoi të luante, klubi i Bundesligës me dënim shembullor për ish-mesfushorin e Liverpool