'Zgjedhorja', Stojku: Se votojmë pa u plotësuar listat e hapura e depolitizim i komisioneve zgjedhore! Të ulet pragu elektoral në 2.5%

Edmond Stojku, kryetari i grupit 'Demokraci dhe Drejtësi' në Parlament tha në 'Pa protokoll" në Report Tv se nuk do të votojë marrëveshjen e 5 qershorit në Kuvend për Kodin Zgjedhor, nëse nuk merren parasysh dy kërkesat e grupit të tij që janë listat e hapura dhe depolitizimi i komisionerëve të numërimit të votave.

 "Dy kërkesat tona janë listat e hapura dhe  depolitizimi i komisionerëve të numërimit të votave. A do të votojnë ata dy kërkesat tona që ne të votojmë kërkesat e tyre? Ne kërkojmë vetëm dy gjëra dhe politika është konsensus, listat e hapura dhe depolitizimi i komisionerëve të numëritmi të votave", tha Stojku

Kërkesa e grupit demokrat në parlament e kryesuar nga Myslim Murrizi për ndalim të koalicione para zgjedhore, për Stojkun nuk është pjesë e kërkesave të grupit të tij, madje ai tha se është për uljen e pragut 5 % për të siguruar një mandat duke thënë se për të do të ishte e pranueshme 2.5 %.

"Diskutimi i pragut në 5 % është i gjerë ku çdo grup ka kërkesat e veta. Ne si grup 'Demokraci dhe Drejtësi' jemi kundër pragut 5 % dhe do te diskutohet që ajo të jetë 2.5 %" tha Stojku.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dibrani: 11/07/2020 04:21

    Nese neser ka shtet, puna e pare ketij Rryshfetxhiu gjasme politikan, qe per dy aspra shet dhe baben e tij, bashke me keta te opozites parlamentare ti behet nje veting per te gjithe pasurine si dhe per integritetin moral. Ta marre vesh populli se cperfaqesojne keto lëtyra te tipit Stojku

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK