'Zgjedhorja'/Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim takim me Taulant Ballën

'Zgjedhorja'/Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim takim me Taulant Ballën

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Burimet bëjnë të ditur se takimi është zhvilluar  në ambientet e salles se seancave plenare dhe në qendër të diskutimeve ka qenë reforma zgjedhore.

Drafti përfundimtar i reformës zgjedhore ka shkuar në Kuvend. Por nga opozita parlamentare kërkohet që të hapen listat. Për këtë dy ditë më parë Myslim Murrizi dhe disa deputetë të tjerë u takuan me kryeministrin Rama.

Kryeministri Edi Rama ka lënë të hapur mundësinë e një tryezë politike tre palësh mes qeverisë, opozitës parlamentare dhe asaj jashtë parlamentare. Por  kreu i qeverisë ka theksuar se ajo që është arritur në marrëveshjen e Këshillit Politik nuk mund të zhbëhet, por mund të shtohen disa çështje të tjera, këtu duke mos përjashtuar mundësinë e hapjes së listave.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nana: 09/07/2020 13:32

    Ndryshimet ne qeveri sjellin risi te reja, energji per pune po u zgjodh njeriu i duhur ne vendin e duhur, ne te kunderten vazhdimesia , sugjeroi qe edhe i zgjedhuri jo flake kashte , mos na merrni ne qafe ?! Tregojeni veten tani ne fund te mandatit!!!????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Balla takon Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan: Zgjerim i bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë

Balla takon Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan: Zgjerim i bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë