'Zgjedhorja'/Murrizi: Pa ndryshuar Kushtetutën, s'votojmë Kodin! Ne negociuam me Ramën, kurse PD me Gjiknurin

TIRANË- Kreu i grupit Parlamentar Demokrat, Myslim Murrizi është shprehur i bindur se nuk do të votojë në Kuvend, ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pa u diskutuar ndryshimet në Kushtetutë, më specifikisht listat e hapura. I ftuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv, Murrizi tha se ai është një faktor i rëndësishëm në sallën plenare e që po përpiqet që të bind edhe deputetë të tjerë në Kuvend në të drejtën e tij, por e thënë kjo në mënyrë ironike.

"Do diskutohet në fillim Kushtetuta, se kjo prevalon pastaj do shikojmë Kodin, pra asnjë draft që flasin këta sikur i kanë të gjithë në dorë, asgjë nuk kanë në dorë, do të jenë pas kësaj tonës. Pra pa marr fund do të kalojnë apo jo ndryshimet Kushtetuese nuk mundet të merren me Kodin se është më i vogël se Kushtetuta. Nëse ndryshon Kushtetuta disa pika të atij drafti bien automatikisht. Nëse kalojnë ndryshimet që ne kemi propozuar do të bëhet Kodi. Nëse PS pranon propozimin tonë që të hapen listat, do diskutohet pragu, atëherë të gjitha ndryshimet që do të bëhen në Kodin Zgjedhor në përputhje me Kushtetutën e re unë do ta votoj me qejf. Jam një faktor që e kam në dorë dhe votë dhe po përpiqem çdo ditë që të bëjë shumë budallenj si puna ime dhe  Inshallah po e çmend gjithë parlamentin, që të thonë "nuk pyesim ju se çfarë firmosni jashtë këtij institucioni", tha Murrizi.

Nga ana tjetër, Murrizi ka ironizuar PD-në e cila pranoi që të ulej në tryezë për Reformën Zgjedhore me Damian Gjiknurin, të cilin e ka etiketuar si "hajduti i votave". Ky, sipas Murrizit është ndryshimi që demokratët kanë nga opozita parlamentare, me këta të fundit që kanë takuar Ramën, por në cilësinë e kryetarit të PS-së, jo si kryeministër, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe dy ambasadorët e SHBA-BE.

"Unë Stojku dhe Nimeti kërkuam takim me Ruçin, me ambasadorët BE-SHBA dhe me Ramën, ata kanë takuar Damian Gjinkurin. Rama është takuar me ne, ne takojmë atë që ka fuqi, PD-ja nuk është takuar me Ramën, po me Damian Gjiknurin se nga Damiani doli PD-ja nga Kuvendi. Ironike është se e gjithë zgjidhja e këtij problemi duhet të vijë nga firma e Gjiknurit. Pra ca është dakordësuar ka të bëjë me Kodin, ndërsa ne kemi kërkuar ndryshime Kushtetute, dhe ky dokument do të vij në Kuvend me firmën e Damianit, pra ikën nga Damiani dhe gjetëm shpëtim po te ky. Hallall që është kaq i fuqishëm sa ai e përzuri nga Kuvendi dhe tenton ta fusë në Kuvend", tha Murrizi në Report Tv.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:51
Myslim Murrizi aludon për parti të re brenda PS: Ka surpriza, kanë dhënë prova që ndahen

Deputeti Myslim Murrizi e ka shprehur hapur se në zgjedhjet e ardhshme do të krijojë një lëvizje politike, ku edhe do të kandidojë për deputet. Por një tjetër aludim ngriti edhe për PS, për të cilën dha se brenda grupit parlamentar socialist ka shumë të pakënaqur.  I ftuar në studion e emisionit "Repolitix", Murrizi u shpreh se këta të pakënaqur mund të krijojnë një parti të re në PS.

Mentor Kikia: Dmth Rama e ka të sigurt prap fitoren?

Myslim Murrizi: Pse?

Mentor Kikia:  Me këtë shkartisje të votës opozitare, i fituar ai del.

Myslim Murrizi: Pse mendon se Rama i ka të gjithë vaj ata të vetit?! Hajde ca ditë aty, hajde dëgjoji çfarë thonë. Viti i fundit i 8-të ka surpriza që andej. Në 2003 u krijua LSI, 97-03 pasi po ikte Nano.

Denis Minga: Po thoni që mund të krijohet parti e re brenda PS?

Myslim Murrizi: Po sepse, të gjithë ata faktorët, baballarët, mamallarët e kombit tek PS që po nuhasin se nëse nuk ndryshon kjo për të bërë listë më vete, nuk do të jenë te lista e tij ata kanë dhënë prova që ndahen. Edhe LSI pjellë e tyre është.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 01/07/2020 10:58

    Megjithese nuk jam pro ideoligjise se djathte te zotit Murrizi ,por per mua eshte politikani qe percjell ne menyre te qarte dhe konseguente te shqetsimeve te popullit ne parlament .Kerkesa e Murrizit per sistemin elektoral me lista te hapura, eshte forma me e mire e mub ndeshme per te sjelle ne parlament ata deputet qe zgjedh populli.Justifikimet te Gjiknurit apo Bylykbashit se fajin muk e ka sistemi, jane budalleqe ne funksion te ruajtjes se statukuose ,te fuqise se kryetarit ne zgjedhjet qe ai do per te mbajtur ne tutele deputetet.Kjo nuk eshte demokraci, por diktature politike brenda partive tona, qe jane shkallen me te ulet te demokracise funksionale

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Përplasen dy helikopterë ushtarakë në Malajzi, 10 viktima

VIDEO/ Përplasen dy helikopterë ushtarakë në Malajzi, 10 viktima