Zgjidhen 11 anëtarët e Bordit të Akreditimit për cilësinë në Arsimin e Lartë! Rama: Drejtohet nga ish këshilltarja në Ministrinë e Arsimit të Anglisë

Shqiponja Telhaj, drejtuesja e Bordit

TIRANË-Është zgjedhur sot Bordi i Akreditimit i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë i përbërë nga 11 anëtarë, të zgjedhur nga 117 kandidatura nga brenda dhe jashtë vendit, shqiptarë e të huaj dhe do të drejtohet nga një profesoreshë shumë e nderuar që vjen nga një prej universiteteve më të mira të Anglisë.

Lajmi është bërë me dije nga vetë Kryeministri Rama në rrjetin social Facebook, ku falënderon të gjithë kandidatët që iu përgjigjën pozitivisht ftesës së Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sportit.

“Jam i bindur se falë kësaj pjesëmarrjeje përtej çdo pritshmërie, do të kemi një superskuadër ndërkombëtare në mbikëqyrje të cilësisë së universiteteve tona” shkruan ndër të tjera Rama në Facebook.

Ndërkohë kryetare e re e Bordit të Akredimit është emëruar Shqiponja Telhaj, profesore e asociuar në Sussex University në Angli dhe kërkuese shkencore në Qendrën për Performancë Ekonomike në London School of Economics.

Sipas Ramës Telhaj ka publikuar 32 artikuj dhe raporte me fokus zhvillimin e politikave të arsimit të lartë, të botuara në revista e gazeta prestigjioze ndërkombëtare. Ka kontribuar si këshilltare në Ministrinë e Arsimit të Anglisë kryesisht në fushën e sigurimit të cilësisë në arsim.

K.T./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A e mbeshtesni nismen Ballkani i Hapur krijuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut?

Komento

Komente

  • Dbdhdjdj: 21/07/2021 18:07

    Si mund te punoje ne administrate publike nje shtetas jo shqiptar?! Hajde logjike ojf hajde.

    Përgjigju
    • Pjeter: 21/07/2021 21:35

      Pse jo? Cfare ligji e ndalon?



×

Lajmi i fundit

John

Conference League/ Vllaznia eliminohet në turin e dytë, Ael Limasol e mposht edhe në Shkodër