Mediat folën për të mbijetuarin e 8-të nga aksidenti tragjik në Bullgari, zgjidhet misteri! Arabi: Nuk kam asnjë lidhje, jam futur gabimisht në listë

Mediat folën për  të mbijetuarin e 8-të nga aksidenti tragjik në Bullgari, zgjidhet misteri! Arabi: Nuk kam asnjë lidhje, jam futur gabimisht në listë

Aksidenti i rëndë në Bullgari

Mediat bullgare një ditë më parë kanë folur rreth një personi të tetë misterioz të mbijetuar me origjinë arabe nga tragjedia e regjistruar në Bullgari, ku humbën jetën 44 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

“Pasagjeri i tetë” është Shaip Nauf Al Salah, i cili zgjodhi të sqaronte këtë keqkuptim përmes mediave duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me aksidentit dhe se përfshirja e tij atë listë është një gabim.

Sipas mediave, gabimi ka ndodhur në spitali “Pirogov”, aty ku Shaip ishte shtruar në repartin e traumës për shkak se kishte thyer krahun. Ky është i njëjti spital ku të mbijetuarit nga aksidenti tragjik po trajtonin plagët. Mesa duket një gabim pakujdesie, ka bërë që shtetasi arab të përfshihet në listën e të mbijetuarve nga aksidenti, megjithëse nuk kishte asnjë lidhje.

Ky dyshim është ngritur ditën e djeshme në konferencën për mediat të Prokurorisë Publike Bullgare, ku u tha se nga autobusi u nxorën 44 trupa, ndërsa 8 nga udhëtarë mbijetuan, ndërsa më parë ishte njoftuar për 45 viktima.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 02:00 në autostradën Struma, 40 kilometra në jug të Sofjes, ku mes viktimave ishin edhe 12 fëmijë. Për shkak të ngjarjes së rëndë, Kosova shpalli 24 nëntorin ditë zie, ndërsa Maqedonia e Veriut, ka shpallur tre ditë zie në nder të 45 viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Pagë 'sheiku' në Arabi, Edin Dzeko kërkon largimin nga Fenerbahce

Pagë 'sheiku' në Arabi, Edin Dzeko kërkon largimin nga Fenerbahce