Zgjidhet ngërçi/ Qytetari dhuron 1400 metra tokë, përfundon ndërtimi i rrugës në Tiranë

Zgjidhet ngërçi/ Qytetari dhuron 1400 metra tokë, përfundon ndërtimi i rrugës në Tiranë

TIRANË- Haxhi Çaushi në zonën e Kasharit në kryeqytet ka dhuruar mbi 1 400 metra katror tokë për komunitetin duke i hapur rrugë transformimit të gjithë zonës. Falë këtij gjesti, Bashkia e Tiranës ka përfunduar ndërtimin e rrugës në zonën industriale Yzberisht-Kashar me gjatësi rreth 3 km e gjatë, me trotuare, ndriçim LED, sinjalistikë dhe vizime.

Krahas dhurimit të tokës, Haxhi Çaushi ka mbjellë për komunitetin edhe rreth 25 rrënjë ullinj. 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj vazhdimisht i ka bërë thirrje komunitetit që të bashkëpunojë për të liruar pak nga hapësira në mënyrë që t’i hapin rrugë projekteve zhvillimore të cilat jo vetëm transformojnë lagjen, por të rrisin vlerën edhe të vetë pronës së tyre.

Komente

  • qytetar: 02/08/2019 12:19

    Respekte per kete njeri, Zoti i dhashte me shume se cka falur ai per komunitetin.

  • 007: 23/07/2019 17:48

    Bravo dhe Respekt.

  • Emigranti: 23/07/2019 13:39

    Bravo ky eshte veprim qytetar qe duhet VLERESUARE,nga institucionet,shteti dhe te forcohet ligji kunder dragonjeve prej letre qe kercenojne me flijim per zaptimet qe kane bere,tebeshtetur nga partite fashiste:pd dhe lsshkaterrimi.

  • Pipo: 23/07/2019 11:20

    Nderime per kete familje. Keta duhet te dalin ne TV qe te predikojne vlerat, jo analistet politiko-biznesmene.

  • Adi: 23/07/2019 10:51

    Ja vendaliu dhuron shpellari djeg

  • Ha ha ha: 23/07/2019 10:39

    Per 1 meter jane vrare babe e bir vlla me vlla e jo me te "dhurosh" 1400 metra toke!!

    • CaBone: 23/07/2019 16:19

      Respekte maksimale per chestin e zotris ne fjal. Ska fjal tjera. Kurse per kafshet qe bejn ato veprime vlla ate meritojn, nuk mund ti fusim te gjith ne nje valle. Njerzimi nuk eshte se ka vdekur totalisht shoku. Un njof nga ata qe hiqen gangsterra (ne fakt te rrujn bilen) por ftillojn edhe plaken e vet po erdhi per lek puna. Por sna ben dhe neve dyve njelloj me ata leshko pabuksa. Edhe nje her respekte kti mikut per xhestin dhe mbarsi past gjithmon inshalla.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, protesta nesër, bllokohet bulevardi pranë bashkisë, policia bën thirrje të shmangen aktet e dhunës

Tiranë, protesta nesër, bllokohet bulevardi pranë bashkisë, policia bën thirrje të shmangen aktet e dhunës