'Zgjidhja e konfliktit me Ukrainën prioritet i kryesimit të OSBE-së', Rama sot vizitë zyrtare në Rusi

'Zgjidhja e konfliktit me Ukrainën prioritet i kryesimit të OSBE-së', Rama sot vizitë zyrtare në Rusi

Edi Rama

RUSI- Kryeministri Edi Rama zhvillon sot vizitë në Rusi. Kjo vizitë është pjesë e axhendës së kreut të qeverisë shqiptare në cilësinë e kreut të OSBE për vitin 2020. Mësohet se ditën e nesërme Rama do të zhvillojë në Rusi takime me krerë të niveleve të larta.

Gjatë fjalës së tij në Këshillin e Sigurimit të OKB, Rama e quajti zgjidhjen e konfliktit Rusi-Ukrainë një nga prioritetet gjatë kryesimit të OSBE-së. Ai tha se Rusia duhet të bëjë më shumë nga ana e saj për zbatimin e paqes, ndërsa shtoi se të dy palët duhet të mendojnë më shumë për qytetarët e tyre, pavarësisht pretendimeve nëse janë ukrainas apo rusë.

Rama tha se OSBE monitoron situatën në zonën e konfliktit por kërkoi dhe një mision paqeruajtës të OKB, kur të shtënat nisin gjatë natës. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albani: 25/02/2020 18:12

    Zoti Rama ceshtja e Krimes eshte nje cik e komplikuar,sepse Presidenti rus Putin e "aneksoj" Krimen jo me force por vullnet i popullit ruse qe perbene 90%e Krimes ruse.Me fjale tjera Krimeja eshte ruse.

    Përgjigju
  • Besnik: 25/02/2020 15:52

    Tani qe problemet e Shqiperise qe nga vija kufitare me Greket, korrupsioni,krimi,termeti; moren "drejtimin"e duhur mbaruan u zgjidhen perkohesisht, bejme nje xhiro nga Rusia dhe zgjidhim problemet andej Rusi-Ukrahine-SHBA.Forca Edi,Shqiperia shkemb graniti mbi Adriatik.Mos harro Gentin sepse nuk ka kush shetit qente e Putinit.Edhe presidenti Trump do ta kete zili dhe do behet xheloz.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 25/02/2020 14:43

    Rruga e mvare o figure

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale