Zhaku, Boby dhe Lenci! 'Daily Mail' shkruan për tre luanët që u shpëtuan për të vuajtur sërish në Tiranë

Zhaku, Boby dhe Lenci! 'Daily Mail' shkruan për tre luanët që u shpëtuan për të vuajtur sërish në Tiranë

Në tetorin e vitit që lamë pas mediat botërore dhe veçanërisht 'Daily Mail' raportoi mbi torturat që hiqnin disa kafshë në një kopësh zoologjik në qytetin e Fierit. Pas denoncimeve inpektorët e mjedisit i nxorrën këta kafshë nga i ashtu quajturi 'Parku i Ferrit' dhe duke i sistemuar në Tiranë.

Por mesa duke fati tragjik i ka ndjekur nga pas këta kafshë. Së fundmi 'Daily Mail' ka shkruar sërish një artikull kushtuar tre luanëvë që u shpëtuan, Zhaku,  Boby dhe Lenci.  Sipas 'Daily Mail' tre luanë të shpëtuar nga “kopshti zoologjik më i keq në Evropë” janë bllokuar në Shqipëri, duke u mbajtur në hapësira të ngushta, vetëm disa metra katrore. Luani , Zhaku 12 vjeçar dhe djemtë e tij tetëvjeçar, Boby dhe Lenci, kanë “ngelur” peng i veprimeve burokratike çka nuk u lejon atyre të largohen nga vendi për të filluar një jetë të re.

Kafshëve të tjera u janë gjetur shtëpi të reja, shkruan “Mail”, por luanët kanë mbetur të bllokuar në kopshtin zoologjik të Tiranës, i cili ka një reputacion të dobët dhe ka nevojë për përmirësim të shpejtë.

Organizata  ndërkombëtare për kafshët, “Four Paës” (Katër putrat), është përpjekur dy herë për të nxjerrë luanët nga Shqipëria, por autoritetet refuzojnë të lëshojnë dokumentet e duhura.

Ministria shqiptare e Turizmit tha për 'Mail Online'  se luanët mund të mbahen në kafazet e tyre të vogla deri në shtator. Ndërsa një zëdhënëse tha:  “Pronari i kopshtit zoologjik ku ishin fillimisht kafshët ka ngritur një padi për dëmtim të biznesit. Derisa kjo çështje të zgjidhet nga gjykata, kafshët do qëndrojnë në Shqipëri. Kjo mund të zgjasë së paku deri në shtator”.





Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 16/04/2019 09:54

    Zgjidhja me e mire per tre luanet eshte qe te sistemohen ne teritirin e kopshtit te ri zoologjik ne Tirane.Ata jane blere brenda rregullave nga shtetas shqiptar dhe eshte jasht ll9gjoke ti marrin jashte Shqiperise

    Përgjigju
  • Lui: 16/04/2019 00:32

    Duke marre shkas nga ky lajm sigurisht shume i keq, do sugjeroja qe kur nje njeriu i thuhet fjala “kafshe” per ta fyer, duhet te sanksionohet me ligj per fyerje te species kafshe e cila nuk mund te krahasohet me njeriun i cili eshte shkaterrimtari i vetem i planetit Toke!!!

    Përgjigju
  • Leo: 15/04/2019 22:15

    Civilizimi dhe shpirti i nje Populli duket te respekti dge trajtimi qr iu ben Natyres,d.m.th.Habitatit ku jeton dhe kafsheve

    Përgjigju
  • xXx: 15/04/2019 19:51

    Po si tha lali supermashtruesi;sa te marre mandatin pa kopshtin zoologjik do rregulloj te parin....Se di si mund te jeshe kaq veshtullor...

    Përgjigju
  • Kafshet e verteta: 15/04/2019 19:15

    Ku i mbajn luanet? Ne apartment nje dhome e kushine? ?Do futur te zotet e kopshtit zoologjik aty brenda.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta mesazh SPAK: Do jem gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! PL-në harroje, do vë krevat

Meta mesazh SPAK: Do jem gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! PL-në harroje, do vë krevat