Zhaku: “Si m'u vardis Dr. Flori
kur ishte i martuar"

Zhaku: “Si m'u vardis Dr. Flori <br />kur ishte i martuar
Kishte premtuar që do të sillte një libër real, me personazhe nga bota e artit, kulturës dhe e medias ndaj e ka promovuar atë të enjten në Tiranë. Inida Gjata e njohur nga të gjithë si Zhaku, ka nxjerr në treg librin e saj "Trimnika".

Ky libër do ti shoqërojë lexuesit përgjatë 12 muajve të vitit, me të tjera fakte nga njerëz të njohur të botës së artit dhe medias. Në një intervistë për A1 Report, Zhaku ka thënë se, "ky roman është shumë i gjatë por plot më ngjarje të palexuara më parë". "Ky libër bën fjalë për një heroinë, e cila për shkak të shumë padrejtësive, i është dashur të vuaj, por edhe të hakmerret fuqishëm, për të venë Drejtësi", -është shprehur Zhaku.



(Inida Gjata "Zhaku" )

Artistja është shprehur se të gjitha ngjarjet dhe personazhet në fjalë janë të vërtet, por të ndërtuar dhe përshkruar nga satira, ironia dhe parodia. Në këtë libër janë përfshirë emra të njohur si kantautori Florian Mumajesi, moderatorja Albana Osmani, reperi Dr. Flori, këngëtarja Elvana Gjata. Shqiptarja.com ka zbardhur disa pasazhe nga libri ku të bien në sy, debatet që Zhaku ka patur me ta.

Vetëm këngëtarja Elvana Gjata, ngelet një nga figurat e saj të dashura, ku të dyja artistet ishin pjesë e spektaklit "Dancing with the Stars", dhe ku u miqësuan shumë mes tyre. Të kontaktuar nga Shqiptarja.com Florian Mumajesi dhe moderatorja Albana Osmani, nuk kanë preferuar të flasin aspak për librin e Zhakut.



(Kopertina e librit të Zhakut "Trimnika")

"Nuk kam asnjë koment për librin e saj, është shprehur moderatorja Albana Osmani, ndërsa kantautori Florian Mumajesi ndonëse është në një koncert të rëndësishëm në Kosovë ka thënë se nuk e vlerëson aspak Zhakun. "Jam në Prishtinë dhe nuk e kam parë librin, ndaj mendoj se nuk ja vlen të konsiderojë çfarëdo që të ketë shkruar. Kështu që nuk kam asnjë koment", ka thënë Flori. Një tjetër pasazh që të bie në sy, është edhe një bisedë që ajo ka patur me Dr. Florin në vitin 2006, ku sipas saj ka marr një propozim prej tij.

PASAZHE NGA LIBRI "TRIMNIKA"

Takimi me Albana Osmanin

Nëpër hollin e hotelit gjatë pasdites hynë e dolën shumë personazhe që kishin lidhje me reality show- n. Pranë kolltukut ku qe ulur Nika e të tjerët erdhi prezantuesja e programit. Një trupgjatë, tërheqëse, me një fytyrë ëngjëlli. Quhej Hajvana, Vana shkurt. Ato të dyja qenë takuar vetëm një herë. Hajvana: Si jeni? Nika: Kjo është Hajvana drejtuesja e programit. Hajvana i drejtohet Arminit sikur Armini, të ishte një fëmijë i vogël dhe i thotë me zë koke "ç'kemi". Armini shihte i habitur sa nga Nika sa nga Hajvana, pa e pasur pikën e idesë mbi këtë femër, që po i fliste me një anglishte të thatë. Nika : Dëgjo nuk të ka parë Armini në atë emision, fytyra jote nuk dilte në ekranin tonë.

E në transmetim nuk e pa, prandaj dhe e ka harru. Ç'kemi nga ty si je? Hajvana : Mirë mirë ja udhëtuam gjithë ditën. Mbërritëm vonë në darkë. Me stomak e trazuar gjithë kohën jam pa gjumë. Me kë tjetër u takove këtu. Nika: U takova me Arin ,me një mikun e tij takova dhe Shpërthimën. E lezeçme ajo Shpërthimja Hajvana: Ajo është si e çuditshme mi ti. Sesi është. E ke parë sesi i bën sytë? Si i lëviz? Më tregoi gjithë jetën e saj. Më tha se kishte qenë në Dubai me një sheik. Ajo gjasme thotë se nuk është asgjë.



(Moderatoja Albana Osmani)

Pjesëmarrja në "Dancing with the Stars" dhe miqësia me Elvanën

Kishte ardhur çasti që niste programi i Zojës. Partneri i Nikës erdhi një javë me vonesë pasi çiftet e tjera i kishin nisur provat. Gjatë kohëzgjatjes së spektaklit Nika krijoi një marrëdhenie shumë të mirë me të gjithë dhe pakënaqësitë zbeheshin prej asaj klime miqësore mes të gjithëve. Njëra prej këngëtareve më të famshme e cila e fitoi këtë garë, i hyri shumë në zemër Nikës dhe me shaka thërriteshin motra.

Ajo ishte shumë e talentuar dhe megjithëse prej përfshirjes së menaxherëve të saj në drejtimin e këtij spektakli, u krijua një thashetheme sikur dihej qysh pa nisur se kjo këngëtare kishte firmosur për tu shpallur fituesja e këtij spektakli, Nika besonte se ajo i kishte të gjitha shanset për të fituar dhe se vërtet e meritonte fitoren.



(Elvana Gjata dhe Inida Gjata (Zhaku) gjatë konkurrimit në "Dancing With The Stars")


Dëshira për realizimin e një programi të ri dhe bashkëpunimi me Elvanën


Kunata e Zojës, e cila mezi priste realizimin e programit mbi riciklimin e veshjeve i kërkoi Nikës realizimin e një programi pilot. Nika e shkroi një të tillë dhe mendoi të ftonte këngëtaren që kishte fituar spektaklin e Zojës, rreth një muaj më parë, me të cilën ishte miqësuar dhe kishte zbuluar një anë krijuese tek ajo. U takuan gjithë dashuri. Folën për gjëra nga më të ndryshmet. Folën edhe për këtë ide që e pëlqeu shumë, por i tha Nikës se duhej të fliste me 3 pikëshin për këtë ( Kantautorin Florian Mumajesi, një nga krijuesit e labelit të sukseseshëm "Threedot's Production".

Mesazhet mes Zhakut dhe Florit

Të nesërmen Nika i dërgoi një mesazh 3 pikëshit ku e njoftonte rreth programit që do të realizonte dhe rreth faktit që edhe këngëtares i kishte pëlqyer ideja. 3pikëshi iu përgjigj pas disa orësh duke i shkruar Nikës se ishte e pamundur, pasi ai kishte të tjera projekte për të. Nika iu përgjigj : " E pse qenka e pamundur dhe ç'e keqe do ti vinte nga një program ku vetëm vlera do të shfaqte dhe do të ndihej mirë?!

Pranë dikujt si unë që e vlerëson dhe e trajton me shumë respekt ?!. Por 3 pikëshi iu përgjigj kështu: "Mos më kërko mua llogari por thuaj dhe faleminderit që tu përgjigja". Nika u dje edhe më e fyer nga ai lloj mesazhi, nga ai lloj mosmirënjohësi që meritonte jo vetëm një listë më hajdutlliqet e veta historike, por edhe një shkelm bythëve. Por në fakt, ajo i dërgoi vetëm listën duke i rikujtuar herët që ishte mirëkuptuar dhe toleruar nga Nika. I kujtoi ndër të tjera edhe tekstet për të cilat ai kishte harruar ta falenderonte, e jo më ta paguante. Sikur nuk e mbante mend fare që nuk i kishte dhenë ato pare, pasi shprehu habinë e tij i shkroi një mesazh " epo mirë shit atë xhupin pra".



(Kantautori Florian Mumajesi)


Historia e xhupit (viti 2009)


Historia e xhupit kishte ndodhur vite më parë, kur ishin takuar dhe në një klub dhe ishin dehur aq shumë saqë Nika nuk e dinte ku i kishte gjërat. 3pikëshi, meqënëse ishin duke pirë bashkë dhe njiheshin prej shumë vitesh, e shoqëroi deri në shtëpi dhe i la xhupin e tij meqë ishte dimër. E shoqëroi tek pallati ku banonte Nika me prindërit e saj dhe iku. Të nesërmen Nika nuk mbante mend asgjë. Pa një xhup meshkujsh mbi karrige dhe u kujtua që kishte takuar edhe 3 pikëshin. E telefonoi, qeshën duke kujtuar mbrëmjen dhe kur Nika e pyeti sesi t'ia kthente xhupin ai i tha se do të kujdesej vet. Nika e falënderoi që ishte treguar aq i sjellshëm dhe i kujdesshëm dhe nuk u dëgjuan e as u panë më.

Pjesëmarrja në Vip Shpija

Nika: Lizeta përshendetje, Nika jam. Si je të shqetësoj?
Lizeta: Jo mi cfarë flet ti si më shqetëson.. Dëgjo Lizetën ktu.. Me çfarë do të vish ti nesër?
Nika: Nuk do vij nesër, do vij të dielën.
Lizeta: Ke vend në makinë të marrësh edhe Dr. Klorin
Nika: Pse dhe Klori do të jetë aty?! Nuk e di se nuk jam vetëm dhe nuk jam me makinën
time...
Mbyllën telefonat dhe Lizeta i shkroi një tjetër mesazh së motrës. "Moj po kanë pas ndonjë gjë këta të dy, Nika me Klorin? Di gjë ti?
Klori ishte qeros, me rrathët më të zinj se e zeza përreth syve. I gjatë, trupmadh. Shkruante tekste këngësh nga më të ndryshmet. Hip-Hop, dance, pop, turbofolk ça ti dilte përpara. Kishte pasur një grup me dy djem të tjerë dhe kishin bërë këngë të njohura.

Madje dy nga këngët e video të grupit të tyre shërbyen edhe si fushatë elektorale për ish-Kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Herën e parë ai fitoi (jo prej këngës kuptohet). Herën e dytë, humbi (jo prej këngës, natyrisht). Ky tipi Dr. Klori bashkë me grupin kishin drejtuar edhe një festival, 10 vjet më parë bashkë me Nikën. Pas atij festivali, ata ishin parë vetëm rastësisht.

Dr. Flori "ia lyp" Zhakut (2006)

Pas disa vitesh Nika dhe Klori u takuan rastësisht. Nisën të përshëndeten dhe të flisnin miqësisht si dy njerëz që nuk ishin parë prej kohësh. Klori nguli këmbë që ta festonin atë takim me një kafe.
Klori : Po ç'kemi njëherë? Mirë, mirë ke ardh mirë këto kohët e fundit.
Nika: Epo ja kshu na qëlloi. Po ç'kemi nga ty, ç'thonë punët?
Klori: Mirë mi mirë jo keq, jo keq. Po ti qeke rregullu goxha kisha kohë pa të pa.
Nika: Hajt mo, faleminderit gjithsesi..Vazhdoni me grupin?



(Reperi Dr. Flori dhe Inida Gjata)


Klori: Po ja herë vazhdojmë, here s'vazhdojmë.. Po ti shumë mirë po dukesh je lidh me na nji?
Nika: Dëgjo sikur po e tepron pak? Leji këto muhabete pa lidhje. Ose hajde çohemi se edhe unë kam punë.
Klori : Po pse o goce e merr me kaq zjarr se s'ngela unë për ty. Unë jam martu mi e kom
grun me barrë.
Nika: S'të vjen zor, e ke grun me barrë e vje e më jargavitesh mu, tu mbo si kodosh.
Hajd shnet."

PERSONAZHET NE LIBER

-Nika-Zhaku

-Hajvana-Albana Osmani

-3 pikëshi- Flori Mumajesi

-Dr.Klori- Dr.Flori

-Këngëtarja- Elvana Gjata

-Lizeta-Regjizorja e VIP Shpija

- Armini-Dakari “I dashuri i Zhakut”

- Shpërthima- Shkëndije Mujaj


(xh.k/shqiptarja.com)

1/6
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nga mbërritja e Metës me dy gishta, te ‘selfie’ e përzemërta mes Elona Gurit dhe Kryemadhit

Nga mbërritja e Metës me dy gishta, te ‘selfie’ e përzemërta mes Elona Gurit dhe Kryemadhit