POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Zhduken dy persona në Tepelenë dhe Përmet, njëri i akuzuar për disa vjedhje

Dy persona janë denoncuar të humbur në Tepelenë dhe Përmet. Prej pesë ditësh Sokol Rama nga Tepelena ka humbur kontaktet me familjen, ndërsa për herë të fundit është lokalizuar përmes telefonit në Përmet.

Ata shprehen se pavarësisht denoncimit, prej pesë ditësh nuk kanë asnjë informacion mbi vendndodhjen e 33-vjeçarit. Ndërkohë që personi i dytë që është zhdukur prej tre ditësh është shoku i Sokol Ramës, me inicialet G.H. nga Përmeti.


Ata dyshohet se kanë qenë bashkë deri në momentin e fundit që Sokol Rama ka humbur kontaktet. I riu nga Përmeti, dyshohet se është fshehur vetë pasi dyshohet se është përfshirë në disa ngjarje me Sokol Ramën.

Sokol Rama është një emër i njohur për policinë, pasi më parë ka qenë i ndaluar për disa vjedhje. Për zhdukjet e mistershme policia po heton nëse janë përfshirë në ndonjë ngjarje me pasoja, teksa deri tani nuk ka asnjë informacion.

d.ba./Shqiptarja.com
Komento