Dy turistë gjermanë janë zhdukur në zonën e thellë malore të Polisit, në territorin e Bashkisë Librazhd, ndërsa prej rreth 48 orësh nuk ka asnjë kontakt me ta.
Sipas informacioneve paraprake, kontaktet janë humbur edhe me guidën që i shoqëronte gjatë udhëtimit në zonën malore.
Pas marrjes së njoftimit,emergjencat civile dhe banorë të zonës kanë ndërmarrë operacionin e kërkimit në këtë terren të vështirë malor ku siç mësohet valët e linjave telefonike janë problem.
Lajmi në përditësim
Lajmi kryesor:
Ishin zhdukur prej 48 orësh në malet e Polisit në Librazhd, gjenden shëndoshë e mirë 2 turistët gjermanë
Komento
Komente









