Zhduket katër vite më parë babai i tre fëmijëve, vajza në 'Pa Gjurmë': Gjyshja na fsheh të vërtetën, ai është gjallë!

Ai la pas 3 fëmijë dhe bashkëhsorten për të mos u bërë i gjallë për ta, që nga momenti që vendosi të largohej i vetëm, duke u premtuar se me të mbërritur në tokën helene do t’i njoftonte. Të paktën kështu kishte vepruar sa herë e ka bërë rrugën drejt Greqisë, ku më parë ka punuar në Kalkidhiki, si çoban. E ftuar në studion e emisionit 'Pa Gjurmë' vajza e tij më e madhe, Malvina tregon sesi mësuan nga gjyshja e tyre se babai kishte mbërritur në Greqi, por me ta nuk ka kontakt që prej 4 vitesh. 17-vjecarja nuk din të thotë arsyet pse babai u ka kthyer shpinën dhe arsyet që e pengojnë të flasë me ta.

Babai ka emigruar në Kalkidhiki. Vëllai është 15 vjeçe dhe motra 10 vjeç. Ishte i lumtur kur do ikte edhe pse nuk ka patur letra të rregullta. Ai iku i vetëm. Ne kemi mësuar se babai ka folur me gjyshen, po ajo nuk na ka treguar. Halla na e ka thënë. Gjyshja ka treguar se është mirë. Mami ka ngelur vetëm. Numrin na e vendosi në dispozicion burri i tezes, kemi tentuar ta marrim por nuk përgjigjet. Mami ka folur me gjyshen dhe ajo na ka thënë se ka folur vetëm një herë. Me xhaxhain nuk kemi komunikuar fare. Nuk kemi marrëdhënie të mira me familjarët e babit, prandaj u larguam edhe nga Dibra për të jetuar në Sukth. Më mungon shumë, e kemi baba, e kërkon dhe motra dhe vëllai'.

Në një lidhje telefonike edhe bashkëshortja e 39-vjeçarit, Miranda Manaj pohon se ka dijeni, që bashkëshorti është mirë, por për sa kohë nuk dinë vendodhjen e tij, e cila mbahet sekret edhe nga familja e Maksimit, për të dhe fëmijët është ende i humbur.

Ne e dimë që është mirë por nuk e dimë ku është. Ka folur me vjehrrën më 31 dhjetor. Nuk ka pyetur për fëmijët, por as për mua. Mirë me mua jo, por të paktën të lidhet me fëmijët. E kam marrë shumë herë, por ai nuk e hap telefonin. Ka folur edhe me burrin e motrës. Ne shkonim mirë nuk e di pse vetëm me ne nuk flet. Me Marvinën ka qenë shumë i lidhur, e donte shumë. Ne jetojmë me qira, në Durrës nuk kishim të ardhura. Punoj unë dhe vajza, Marina është fejuar dhe babain se ka patur afër'.

39-vjeçari kishte 5 muaj që ishte kthyer pranë familjes së tij në Dibër, kur vendosi të emigronte sërish. Në Greqi ai përdorte një tjetër identitet, të cilin familjarët nuk ia mësuan kurrë. Pas kaq vitesh nga humbja e 39-vjecarit bashkëshortja bashkë me tre fëmijët më e madhja 17 vjece, janë zhvendosur nga Dibra për të jetuar në fshatin Sukth të Durrësit ndërsa ende janë në pritje të një lajmi, lidhur me fatin e Maksim Manajt.

O.D./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë