LEZHË- Mali i Shëngjinit, 'kurora e gjelbër' e qytetit turistik tashmë ofron një panoramë ndryshe.
Zjarret e rëna gjatë 5 viteve të fundit e kanë dëmtuar rëndë këtë mal. Dëmet e shkaktuara janë kolosale dhe rikuperimi i pyllit të dëmtuar duket mjaft i vështirë. Specialisti i Pyjeve, Zef Imeraj thotë se kjo situatë ka ardhur nga keqmanaxhimi që iu është bërë pyjeve, pasi strukturat që merren me këtë sektor nuk kanë funksionuar.
"Punë e mirë e bërë në vite ka pësuar dëme të jashtëzakonshme nga keq menaxhimi dhe keqpërdorimi i pyjeve. Do të ketë kush kurajo nga specialistët e pyjeve të bëjë një analizë të saktë të shkeljeve të kushtetutës së Shqipërisë", tha Zef Imeraj, specialist pyjesh.
Imeraj thotë se duhet bashkëpunim mes institucioneve dhe komunitetit të zonës dhe sipas tij brenda vitit 2030 masivet pyjore të dëmtuara rikrijohen, por jo siç kanë qenë më parë.
"Të gjithë pyjet e shkatërruara është e mundur që me administrim nga bashkitë dhe të vendosin rregull e partneritet me komunitetin. Specialistët në bashkëpunim me komunitetin të vendosin një rregull strikt. Pas disa vitesh pyjet mund të rikrijohen, por nuk bëhen siç kanë qenë më parë", tha Imeraj.
Zjarret në Malin e Shëngjinit janë kthyer në refren të vazhdueshëm gjatë stinës së verës, duke rrezikuar edhe zonën e banuar. Në të gjitha rastet zjarret kanë qenë të qëllimshme, por autoritet nuk kanë mundur t'i parandalojnë, pasi ka munguar monitorimi i zonës dhe bashkëpunimi me komunitetin.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?
-
Shumë
83.9%
-
Pak
9.3%
-
Nuk e di
6.8%
Vota total: 2074
Lajme të tjera
-
VIDEOLAJM/ Ndërtimi i kampit në Gjadër, Italia sjell materiale dhe mjete të rënda përmes Portit të Shëngjinit
8 Prill, 17:01
-
Legalizuan pallatin pa leje në Lezhë, Prokuroria dërgon për gjykim 4 zyrtarët e Kadastrës
5 Prill, 11:00
-
50-vjetori i Bazës Detare të Shëngjinit, ish-oficeri: Të rihapet baza për mbrojtjen e kufijve
25 Mars, 11:52
-
Italia hap tender, si do të garantohet ushqyerja dhe menaxhimi i emigrantëve në Shqipëri! Qendra do jetë gati më 20 maj
25 Mars, 09:11
-
Mbytet 2 vjeçari afgan në Shëngjin! U shkëput nga prindërit dhe ra në shatërvanin e kompleksit ku qëndrojnë
18 Mars, 17:00
-
Detaje nga aksidenti në Lezhë, parakalimi i gabuar i mori jetën francezit! Kishte 15 vite që jetonte në Shëngjin
16 Mars, 10:44
-
Bie numri i lindjeve në Lezhë, mjekja: Gratë afgane lindin më shumë fëmijë se shqiptaret
3 Mars, 15:41
-
Rritja e temperaturave, dyndje vizitorësh në Shëngjin! Bregdeti popullohet edhe nga shqiptarët e Kosovës
18 Shkurt, 16:27
-
Qeveria në Shëngjin, Kikia: Rama filloi fushatën për zgjedhjet e 2025-ës! Nesturi: Shtrëngon ‘vidat’ e qeverisjes
9 Janar, 19:10
-
Shisnin kanabis pranë shkollave në Shëngjin, 2 të arrestuar, nën hetim dhe 2 të mitur
18 Dhjetor 2023, 14:27
-
‘Privatizuan’ bazën ushtarake të Shëngjinit, Gjykata e Lartë lë në fuqi sekuestron preventive ndaj ndërtimeve të jashtëligjshme
27 Nëntor 2023, 15:47
-
Lezhë/ U bllokuan 4 vite më parë! Sipërmarrësit kërkojnë të ndërtojnë hotele në Shëngjin! I kërkojnë qeverisë të zhbllokojë lejet e ndërtimit
20 Nëntor 2023, 17:28
F s h a t a r e t shkaterruan çdo gje, nuk lane asgjë pa shkaterruar! Fshatari eshte e keqja me e madhe e vendit!
Përgjigju