Që pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe pranimit të humbjes, duket se çdo ditë më pak shohim gjurmë të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit në jetën publike dhe politike të vendit. Në ditën e sotme, që është data më e rëndësishme në kalendarin mysliman, festa e Kurban Bajramit, mungon një urim nga kryetarja e LSI.
Me një njoftim për mediat, LSI bën me dije se do të jetë sekretari i përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ai që do të jetë në Komunitetin Mysliman dhe Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve për të uruar festën e Kurban Bajramit, duke 'i zënë vendin' Kryemadhit në këtë detyrë.
"Ne orën 11.00, Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari do të jetë në Komunitetin Mysliman për të uruar festen e Kurban Bajramit dhe në 11.30 tek Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve", thuhet në njoftimin e LSI.
Po ashtu Kryemadhi nuk ka postuar asnjë urim as në rrjetet sociale, ndryshe nga liderat e tjerë të politikës në vend, ndërsa bëhet me dije se ajo ndodhet me pushime.
Veprimet e Kryemadhit kohët e fundit krijojnë jo pak konfuzion, ndërsa kujtojmë se ajo habiti jo pak kur u shfaq krejt papritur krah bashkëshortit të saj, presidentit Ilir Meta në vizitën e tij në Budapest në ceremoninë e vendosjes së përmendores së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Në pamjet e publikuara nga Meta, Kryemadhi u shfaq e ulur krah bashkëshortit të saj kryetar shteti, sipas një protokolli ku në raste të tilla ulet vetëm “Zonja e Parë”.
Pavarësisht aludimeve në media, mungon një sqarim nga vetë Kryemadhi, ndërsa mbetet për t'u parë hapi i saj i radhës për të kuptuar nëse do të vijojë apo jo të drejtojë Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Mona ka shku në Hungari me i siguru Likës azil politik mbas largimit nga presidenca,si dhe me fshehur me ndonjë ofshor ato që ka vjedh bashkë me like floririn për 30 vjet,pasi e shikon se këtu e ka davane të humbur,këtu e pret vetëm spaku e mandej burgu i Reçit bashkë me mender presidentin
PërgjigjuÇfare problemi bre.Nuk po na uron Monika.
PërgjigjuPo te ishim para votimeve do uronte 500 here
Ishalla zhduket nga faqja e dheut që të bjeri rehat parlamenti nga një njeri si kjo pa din e pa iman Monika hajvane.
PërgjigjuEshte duke u falur ne manastirin e sharebajgave te leshelise ne Jale Nafije fallxhorja prandaj mos ja vini re se e zv. Macja Sasha ne lesheli