Zhdukja e shefit të antidrogës së Ulqinit, media malazeze: Dyshohet se favorizonte trafikun e drogës dhe merrte përqindje, iku për të mos u arrestuar

Zhdukja e shefit të antidrogës së Ulqinit, media malazeze: Dyshohet se favorizonte trafikun e drogës dhe merrte përqindje, iku për të mos u arrestuar

Rudolf Elezoviç

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me zhdukjen pa gjurmë të Rudolf Elezoviç, shefi i antidrogës për Ulqinin dhe Tivarin në Malin e Zi, i cili humbi gjurmët e tij më 27 maj mes kufirit ujor të Shqipërisë me Malin e Zi në afërsi të Pentarit dhe Reçit në lumin Buna. Sipas medias malazeze Novosti, Rudolf Elezoviç dyshohet të jetë fshehur vetë pasi kishte informacione se policia e kishte zbuluar që ishte i përfshirë në trafikun e drogës dhe ndihmonte trafikantët. Sipas burimit, Elezoviç është larguar drejt Shqipërisë duke humbur gjurmët duke shmangur kështu marrjen në pyetje.

Hetimet e policie malazeze deri tani janë parashtruar në dy pista, e para fshehja e tij pasi kishte marr vesh që ishte zbuluar që punonte me trafikantët e drogës  dhe pista e dytë nuk përjashton mundësinë se Elezoviçit mund t'i ketë ndodhur diçka.

Elezoviç është një nga person kyç në hetimin në lidhje me operacionin "Kurthi" , ku u arrestuan 24 persona dhe se ai kishte dëshmitë e para të tyre dhe informacione të detajuara që i kanë rrëfyer të arrestuarit. Disa nga këto të arrestuar, citon media malazeze, kanë deklaruar se Elezoviç dhe disa efektivë të tjerë të policisë së Ulqinit dhe Tivarit kanë bashkëpunuar më trafikantët për lejimin e kalimit të sasive të mëdha të drogës, ndërsa ndalonte dhe kapte vetë sasi të vogla si për të treguar se "lufta ndaj trafikut vijon me sukses". Një nga të arrestuarit, i shpallur me statusin dëshmitarë i mbrojtur, shprehet se " Elezoviç për çdo kilogram të lëndës narkotike të trafikuar ka marrë përqindje të cilën e më pas e ka ndarë me kolegët e tij".

Në aksionin policor "Kurthi" u arrestuan 24 persona për trafikimin e 2.5 ton marijuanë nga Shqipëria përmes Malit të Zi dhe më pas drejt vendeve të BE-së.

Do të jetë pjesë e hetimeve nëse këto dyshime janë të vërteta apo jo. Deri më tani mbeten enigmë shkaqet e kësaj zhdukjes së 54 vjeçarit ndërsa hetimet vijojnë si nga prokuroria malazeze dhe ajo shqiptare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë