Zhdukja e 3 të rinjve në Malësinë e Madhe, Klementi dhe Vilsoni mund të jenë ekzekutuar nga Danjel Pepaj për vjedhjen e 50 kg marijuanë! Të rinjtë u zunë një ditë para

Dyshohet se prishja e pazareve dhe vjedhja e 50 kg marijuanë është bërë shkak i zhdukjes së tre kushërinjve prej tre ditësh në Malësinë e Madhe. Sipas burimeve për Report Tv, grupi  hetimor ka  dyshime të forta se dy djemtë Klement Pepaj, 21 vjeç dhe Vilson Çutaj, 37 vjeç, janë ekzekutuar nga Danjel Pepaj, 25 vjeç.

Sherri mes tyre dyshohet se ka nisur për disa parcela droge, ku Danjel Pepaj ka thërritur kushërinjtë e tij Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj që të sqaroheshin dhe nga ku mendohet se mund t'i ketë ekzekutuar. Sipas burimeve mendohet se të dy trupat mund të jenë groposur duke e bërë edhe më të vështirë gjetjen e tyre.

Report Tv mëson se Danjel Pepaj është parë në Shkodër duke lëvizur me një automjet të shtunën në mbrëmje, ndërsa më pas mund të jetë larguar drejt Malit të Zi. Policia ende nuk ka asnjë të dhënë tjetër nga personi që dyshohet si autori i ekzekutimit të dy të rinjve.

Gjithashtu mësohet se një ditë para zhdukjes, në datën 2 tetor 2020 Klemend Pepaj dhe Vilson Çutaj, kanë dhunuar fizikisht, Danjel Pepaj. Dyshohet se sherri ka ndodhur pikërisht për prishjen e pazarit të drogës, por nuk lihet mënjanë edhe pista se sherri mund të ketë nisur për një femër.

Në banesat e tre personave të zhdukur është kryer kontrolli i banesave dhe nuk janë gjetur sende të paligjshme si drogë dhe armë. Po kështu, është kontrolluar me imtësi zona ku mendohet se është kryer ekzekutimit por nuk ka as gëzhoja dhe as detajet të tjera që të mund të ndihmojnë hetimet.

Gjatë kontrolleve policia nuk ka mundur të gjejë në zonë qoftë dhe një parcelë hashashi, nga ku mund të dyshohet bindshëm se ngjarja lidhet ngushtësisht me prishjen e pazareve të drogës.

Deri tani policia ka marrë në pyetje shumë persona, mes tyre dhe familjarët e tre të rinjve të zhdukur, të cilët kanë deklaruar të dhëna kontradiktore, për këtë çështje.

Klement Pepaj, Vilson Çutaj dhe Danjel Pepa

Babai i Klement Pepaj është shprehur për mediat se djali i tij nuk ka pasur asnjë konflikt në dijeninë e prindërve. Por i ati dyshon se ai është vrarë nga Danieli kjo pasi banorë të zonës e kanë parë këtë të fundit të qarkullonte me automatik. Sipas prindërve, Klementi kishte një vit që ishte kthyer nga Zvicra pasi ishte ekstraduar prej andej dhe aktualisht punonte në një kioskë. Një ditë përpara se të raportohej i zhdukur, Klementi kishte dalë me Vilsonin për kafe por nuk ishin kthyer më. Djalin ma kanë ekzekutuar, ai zihej me kushëririn sepse i ngacmonte vajzat në lokal, ndërsa lekë me bollëk s’kam parë, por as xhepat s’ia kam kontrolluar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:11
Zhdukja e tre të rinjve në Malësinë e Madhe/ Përfundon pas 1 orë e 30 minuta takimi i Ardi Velit me drejtuesit e policisë së Shkodrës

1602011157_ardiveliu.jpg

Përfundon pas 1 orë e 30 minuta takimi i Ardi Velit me drejtuesit e policisë së Shkodrës. Report Tv mëson se Veliu shoqërohej nga drejtori i Krimeve Tonin Vocaj dhe Drejtor i Drejtorisë Kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, Arben Dashi.

Ora 19:25
Zhdukja e tre të rinjve në Malësinë e Madhe/ Ardi Veliu niset me urgjencë në Shkodër (VIDEO)

Tre ditë kërkime, por pa rezultat për gjetjen e tre të rinjve të zhdukur në Malësinë e Madhe, kanë detyruar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu të niset me urgjencë në Shkodër.

Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja bën me dije se shkak i kësaj vizite blic është operacioni pa sukses për gjetjen e Klement Pepajt, Vilson Çutajt dhe vrasësit të dyshuar të tyre Danjel Pepaj.

Ora 18:10
FOTO/ Ky është Klement Pepaj, i zhdukur prej 3 ditësh...dyshohet se u ekzekutua nga kushëriri në Malësinë e Madhe

1602000777_pepaj001001.jpg

Report Tv siguron foton e Klement Pepaj, i riu që është zhdukur prej 3 ditësh në Malësinë e madhe. Ai dyshohet se është ekzekutuar nga kushëriri i tij Danjel Pepaj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fukhashashi: 06/10/2020 19:14

    Tani ti gezojne leket e hashashit, a te mbaruar deshira per leke pa djerse e me pislliqe ju mori me qafe. Ju rrofte hashashi

    Përgjigju
    • Ik o shkerdhate: 06/10/2020 20:07

      Po gjynah djem te ri skan as pune asigja pa lek ca u be se mbollen 10 rrenje hashash ? Mos u gezo per vdekjen e tjetrit se nuk i dihet

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Report Tv siguron foton e Agron Bejdollit, i arrestuar për pengmarrjen e vëllezërve Beqiri

Report Tv siguron foton e Agron Bejdollit, i arrestuar për pengmarrjen e vëllezërve Beqiri