Zhgënjejnë Shqipëria e Kosova/ Franca, Turqia, Anglia e Çekia në Europian

Zhgënjejnë Shqipëria e Kosova/ Franca, Turqia, Anglia e Çekia në Europian

Nga ndeshja Shqipëri- Andorrë

Nuk ka rekord pikësh të paktën pas ndeshjes me Andorra-n. Shqipëria zhgënjeu ndaj modestëve në “Elbasan Arena” duke barazuar 2-2 dhe ngjitet në kuotën e 13 pikëve në grupin H. Me mendjen tek sfida e së dielës ndaj kampionëve të Botës Francës dhe me shumë të rinj në formacion kuqezinjve nuk u mjaftuan golat e Balajt e Manajt për të mposhtur Andorran.
Rivalët e së dielës transalpinët e Deschamps fituan me përmbysje në Paris ndaj Moldavisë 2-1. Miqtë kaluan në avantazh por francezët arritën të sigurojnë tre pikët falë golave të Varane dhe Giroud me penallti.

Franca vjen në Tiranë si e kualifikuar dhe kryesuese e grupit me 22 pikë. Kualifikimin e siguroi edhe Turqia së cilës i mjaftoi barazimi pa gola ndaj Islandës në Stamboll.
Kosova në “Euro 2020” të paktën nga fushata kualifikuese nuk mund të shkojë. Dardanët u mposhtën  në Plzen nga Republika Çeke 2-1 dhe matematikisht mbeten jashtë. Nuhiu krijoi iluzionin e një kualifikimi historik por çekët e përmbysën rezultatin falë golave të Kral e Celutska. Çekia është në Europian.

Anglia i shënoi 7 herë Malit të Zi për të prerë biletën që përpara se të udhëtojë në Prishtinë. 7-0 fituan “tre luanët” ku spikati me tregolësh sulmuesi Harri Kane.
Tregolëshin e 55-të në karrierë realizoi Cristiano Ronaldo në fitoren 6-0 të Portugalisë ndaj Lituanisë që i afron edhe më shumë luzitanët me Euro 2020./ Përgatiti Andi Kapxhiu

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët